Një grua ka denoncuar zhdukjen e bashkëshortit të saj në policinë e Tiranës. Më datë 18 Prill, shtetasja E. A., 36 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, bashkëshorti i saj, shtetasi 35 vjeç.
Policia është duke hetuar për gjetjen e këtij personi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.