Gruaja, lufta që i duhen fituar betejat – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gruaja, lufta që i duhen fituar betejat

16:15 | 09/03/2018
në Shqiperi
0

Nga Noela Yzeiri

Letra që Detlev Shpinel i shkruan Kloterjahnit për Gabrielle Ekhofin, është ndër të tjera edhe një nga apologjitë më të përkora kushtuar gruas, në kuptimin njerëzor dhe narrativ. Thomas Mann-i e ndërton figurën e Gabrielle Ekhofit, në një dimension ideal duke iu dhënë tërësisht, me delikatesën më të lartë të shpirtit njerëzor, përshkrimit të kësaj gruaje bota e egër, rreth së cilës shfaqet si një antitezë me bukurinë e saj të brendshme. Shkrimtari Detlev Shpinel, i magjepsur nga Gabrielle Ekhofi qëndron me të në udhëtimin e saj të fundit, për të dëshmuar për mendimin tim që, takimi tragjik në jetë nuk është ai me vdekjen, por papajtueshmëria me qenien banale dhe banalitetin që rrjedh nga ky takim. Detlev Shpinel është personazhi i novelës “Tristani” të Thomas Mann-it, një shkrimtar i vetmuar që  magjepset nga Gabrielle Ekhofi, gruaja e një tregtari të pasur, i cili ka transformuar jetën dhe ëndrrat e saj. Jemi në senatoriumin Einfried, janë ditët e fundit për Gabrielle Ekhofin, Thomas Mann-i në kërkim të së përjetshmes, e zhvendos tragjiken në një qetësi qiellore, por eklatante, kur shkrihet me notat e Vagnerit. Gabrielle po luan në piano “Tristani dhe Issota”-ën, e pamundur mos të prekë ndjenjat më thella të shkrimtarit. Në ditët në vijm, gjendja e Gabrielle Ekhofit përkeqësohet në mënyrë dramatike. Është ky momenti që Detlev Shpinel vendos t’i shkruajë burrit të saj.

Noela Yzeiri

Kjo është ndoshta letra më domethënëse, britma më e fuqishme në mbrotje të gruas dhe respektimit të individualitetit të saj si njeri. Thomas Mann-i ka mishëruar një personazh kaq anti-social për jetësuar një betejë kulturore, e cila nga 1900-ta ka ndryshuar shumë pak, pavarëisht emancipimit të qënies njerëzore. Ndër të tjera ai shkruan:

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

(…) “Bota është e mbushur plot me ata tipa që unë i quaj të pavetëdijshëm, dhe këtë unë s’e duroj dot: s’i honeps dot njerëz të tillë të pavetëdijshëm! Nuk i duroj dot këta njerëz të trashë, të paditur, që s’marrin vesh nga jeta, këta njerëz me një naivitet që më çmend, të cilët na rrethojnë kudo. Unë ndjej një nevojë të papërmbajtshme që t’u heq maskën, të shpall me zë të lartë të vërtetën dhe me aq sa kam mundësi të përpiqem të bëj gjithçka të vetëdijshme ne botë, pavarësisht nëse fjalët e mija do të kenë efekt apo jo, nëse ato do të sjellin ngushëllim e shërim, apo veç do ta shtojnë dhembjen.(…)

Është përballja e dy botëve të largëta, thelbësisht të ndryshme, që flasin dy gjuhë të ndryshme dhe përjashtojnë njëra-tjetrën.

E vërteta është se gruaja jeton ende në këtë klimë vrastare, ku personaliteti i saj,është i nëpërkëmbur dhe i poshtëruar. Shifrat e feminicidit në Europë janë dramatike. Sipas statistikave zyrtare vetëm në Itali, vriten rreth 100 gra në vit. Shifrat janë po kaq dëshpëruese në lidhje me ngacmimet seksuale dhe ushtrimin e presionit në punë. Dhuna ndaj gruas ndodh pavarësisht pozicionit social, ekonomik apo kulturor të saj. Fushata sensibilizuese gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Oscar”, nisur nga rrëfimet e personazheve të famshme, viktimë e ngacmimeve seksuale nga burrat e pushtetshëm në industrinë e kinemasë, ishte një dëshmi e qartë se dhuna është më e fortë, kur gruaja kërkon të ngjitet më lart për të zhvilluar veten dhe pasionin e saj. I është dashur të bëjë betejat më të forta për të përligjur një vend që jeta ia ka dhënë asaj që në krye të herës.

Atëherë pse vazhdojnë të vrasin këta burra? Le të mbetemi sërish në hapësirën gjermanishtfolëse. Nobelistja austriake Elfride Jelinek e ka një përgjigje: “Gratë duhet të luftojnë për të arritur njohjen e një statusi-subjekt. Pashmangshmërisht raportet e tyre janë të përkthyera në marrëdhënien hegeliane skllav–pronar dhe për këtë arsye, grave iu duhet të studiojnë mjaft mirë sjelljet e “zotërinjëve” të tyre.” Në vitin 2004, Nobeli i Jelinekut qe mjaft i kontestuar. Gjithkush ishte i tronditur nga gjuha e saj çmishëruese e hipokrizisë dhe shëmtimit social. Jelinek riprodhon një univers tematik ekstremisht mizor që bën bashkë cinizmin, sarkazmën, seksualitetin, racizmin, pushtetin, familjen, anti-europianizmin, lëvizjet feministe, ksenofobinë, antisemitizmin. Jelinek ka grisur vellon e steriotipit lingustik të të shkruarit të letërsisë për të demaskuar me metafora të përbindshme, perversitetin e burrit. Në prozën innovative të Jelinekut dekostruktohet retorika pornografike maskile, denigrohet deri në shterim fallokracia dhe vdekja sociale që sjell poshtërimi i gruas. Në romanin e Jelinekut, trupi i grave është mall konsumi, tematika nuk është seksi, por tek seksi pasqyrohen marrëdhëniet dhe epërsitë e pushtetit. Gjuha e Jelinekut është mizore e ftohtë dhe shokuese, asgjë nuk ka ndryshuar për gruan. Jeta e gruas vazhdon të konsiderohet pronë, gruaja ka ende shumë beteja për të fituar.

Falë Zotit, letërsia, gazetaria dhe filmi mbështesin fuqishëm atë dhe betejat e saj.

Etiketa: betejatDetlev ShpinelElfride JelinekGabrielle EkhofiNoela YzeiriThomas MannTristani dhe IssotaWagner

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Pedagogu i njohur: Lulzim Basha nuk ka diplomë, as mos mbani shpresë

Pedagogu i njohur: Lulzim Basha nuk ka diplomë, as mos mbani shpresë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com