Në qytetin e Kuçovës, në rrethana të paditura një i moshuar është gjendur i pajetë në shtëpinë e tij.
Viktima mësohet se është 67 vjeçari, Bardhyl Ali, i cili jetonte i vetëm në banesë me bashkëshorten e tij.
Ishte gruaja e tij e cila e gjeti të shoqin të pajtë në banesë duke njoftuar menjëherë policinë.
Ekspertët e policisë po punojnë mbi zbardhjen e ngjarjes por nga të dhënat e para dyshohet se vdekja të ketë qenë natyrale.
Viktima jetonte në lagjen “1 Maji”, të qytetit të Kuçoves, vetëm me gruan, pasi djali i tij jeton në Angli, ndërsa vajza në Tiranë.