Studentja Gresa Hasa e ftuar në “360 Gradë” në Ora News tha se gratë dhe vajzat duhet të trajtohen nga perspektiva sociale dhe jo thjesht si femra.
Hasa: Kjo është kritika për termin “femër”. Ne jemi duke folur për vajzat dhe gratë. Femër është edhe lopa. Reduktimi i vajzave dhe grave tek seksi i tyre. Jemi duke folur për vajzat dhe gratë me liri dhe të drejta të barabarta njëlloj si djemtë dhe burrat. Për aq kohë sa nuk e njohim ekzistencës e tyre nga perspektiva sociale, atëherë gjithë diskutimi tingëllon absurd.