Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Shkodër, ku automjetit të një punonjësi të Tatimeve i është vendosur granatë.
Mësohet se bëhet fjalë për mjetin e Nehat Zaganjorit.
Fatmirësisht granata e vendosur në mjetin tip ‘Benz’ nuk ka shpërthyer. Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen forca të policisë.
Grupi hetimor nga të dhënat e para ka dyshime se sinjali kërcënues ndaj punonjësit të Tatimeve është për shkak të detyrës. Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.