Rrëshqitjet e dherave në Grabovë të Poshtme ka lënë në qiell të hapur një familje.
Bëhet me dije se dherat kanë rënë mbi banesë në pronësi të Neim Hoxhës, duke e nxjerrë totalisht jashtë funksioni. Tashmë 6 anëtarët e kësaj familje janë në mëshirë të fatit, ku e vetmja strehë për ta është kasollja e bagëtive.
Ata tashmë po strehohen në këtë vend, ndërkohë që nga shembja e dherave rrezikon dhe një shtyllë elektrike.
http://www.balkanweb.com/site/rreshqitja-e-dherave-shkaterron-banesen-ne-gramsh-familja-strehohet-ne-kasollen-e-bagetive/