“Grabitje, vendim i neveritshëm”, penalltia e PSG-së tërbon anglezët – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Grabitje, vendim i neveritshëm”, penalltia e PSG-së tërbon anglezët –

11:35 | 29/11/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Penalltia e dhënë për PSG-në në minutat shtesë ka tërbuar anglezët.

Newcastle ishte shumë afër fitores në Champions League në “Parc des Princes”, por polaku Szymon Marciniak dha një penallti të dyshimtë për ekipin francez.

Me Kylian Mbappe që dërgoi topin në rrjetë dhe vendosi rezultatin 1-1. Më parë kishte shënuar suedezi Alexander Isak për bardhezinjtë e Eddie Howe. Të cilët kualifikohen nëse mposhtin Milanin në shtëpi dhe PSG ngec në Gjermani përballë Dortmundit.

“Të grabitur dhe të vjedhur”, janë titujt e parë të shtypit sportiv në ishull. Gazetarët anglezë e cilësojnë skandaloze penalltinë e akorduar nga arbitri i finales së Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës në Katar 2022.

“Rregullat janë të qarta, ajo prekje me dorë nuk ishte penallti”, “Vjedhje në Francë” apo “Vendim i neveritshëm”, janë disa prej titujve të fortë në Angli. Ndërkohë që Marciniak akuzohet se ndihmoi PSG-në me vendimin e tij në “limitet” e takimit në kryeqytetin francez.

“Fatkeqësisht, kjo ndeshje do të mbahet mend për këtë vendim të pabesueshëm dhe jo për paraqitjen e jashtëzakonshme të lojtarëve të Newcastle”, u shpreh komentatori i TNT Sports, Ally McCoist.

I zemëruar në maksimum u shfaq edhe trajneri Howe në deklaratën e dhënë pas ndeshjes. “Ende po përpiqem ta pranoj atë që ndodhi… Nuk mund të them atë që mendoj rreth penalltisë, topi preku gjoksin në fillim, thjesht jam jashtëzakonisht i kënaqur me mënyrën si luajti skuadra ime”.

Newcastle mbyll rrugëtimin në grupin F kundër Milanit në “St. James Park”. Skuadra e Premier League do të kualifikohet nëse thyen kuqezinjtë italianë dhe PSG nuk arrin të fitojë në Gjermani përballë Borussia Dortmund.

Read more

Pentagoni gati për operacione të zgjatura tokësore në Iran! Huthët nisin sulmin e dytë me raketa –

E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash –

Horoskopi i së dielës, parashikimi i fatit sipas yjeve për secilën shenjë –

Peshku helmues në ujërat tona, specia e rrezikshme rikthehet dhe kapet nga peshkatarët në Vlorë –

Të Lidhura

nga 27
08:34 | 29/03/2026
0

Një anije e Marinës Amerikane që mbante rreth 3. 500 ushtarë ka mbërritur në Lindjen e Mesme, tha Komanda Qendrore e...

E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash –

E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash –

nga 27
08:20 | 29/03/2026
0

Vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare...

Horoskopi i së dielës, parashikimi i fatit sipas yjeve për secilën shenjë –

Horoskopi i së dielës, parashikimi i fatit sipas yjeve për secilën shenjë –

nga 27
08:06 | 29/03/2026
0

Dashi Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Dashuria dhe marrëdhëniet tuaja sot marrin ngjyra të reja, duke ju...

Peshku helmues në ujërat tona, specia e rrezikshme rikthehet dhe kapet nga peshkatarët në Vlorë –

Peshku helmues në ujërat tona, specia e rrezikshme rikthehet dhe kapet nga peshkatarët në Vlorë –

nga 27
15:36 | 28/03/2026
0

Ndryshimet klimatike janë faktori kryesor pse gjithnjë e më shumë në ujërat tona po shfaqen specie të veçanta, por edhe...

Para
“Dashuri me shikim të parë”/ Ballisti dhuroi fanellën e Asanit… –

“Dashuri me shikim të parë”/ Ballisti dhuroi fanellën e Asanit... -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pentagoni gati për operacione të zgjatura tokësore në Iran! Huthët nisin sulmin e dytë me raketa –

Pentagoni gati për operacione të zgjatura tokësore në Iran! Huthët nisin sulmin e dytë me raketa –

08:34 | 29/03/2026
E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash –

E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash –

08:20 | 29/03/2026
Horoskopi i së dielës, parashikimi i fatit sipas yjeve për secilën shenjë –

Horoskopi i së dielës, parashikimi i fatit sipas yjeve për secilën shenjë –

08:06 | 29/03/2026
Peshku helmues në ujërat tona, specia e rrezikshme rikthehet dhe kapet nga peshkatarët në Vlorë –

Peshku helmues në ujërat tona, specia e rrezikshme rikthehet dhe kapet nga peshkatarët në Vlorë –

15:36 | 28/03/2026
Rama zhvillon mbledhje me dyer të mbyllura me socialistët, Spiropali përplaset me Ballën –

14:23 | 28/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Pentagoni gati për operacione të zgjatura tokësore në Iran! Huthët nisin sulmin e dytë me raketa –
  • E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash –
  • Horoskopi i së dielës, parashikimi i fatit sipas yjeve për secilën shenjë –
  • Peshku helmues në ujërat tona, specia e rrezikshme rikthehet dhe kapet nga peshkatarët në Vlorë –
  • Rama zhvillon mbledhje me dyer të mbyllura me socialistët, Spiropali përplaset me Ballën –
  • PS si parti e krimit po rikthehet në origjinë, është themeluar mbi vrasjet, pritat dhe pengmarrjet –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pentagoni gati për operacione të zgjatura tokësore në Iran! Huthët nisin sulmin e dytë me raketa –
  • E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com