Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masat e sigurisë për policët privatë, nga automjetet e të cilëve u grabitën 3.2 milionë dollarë mesditën e 9 shkurtit në Qafë Kashar.
Togat e zeza kanë dënuar me 3 vite shërbim prove 6 policët që shoqëruan paratë. Ata janë: Fatmir Gabin, Gentjan Dedan, Xhelil Metajn, Endrit Daçin, P.Jogun dhe D.Balla.
Efektivët privatë akuzohen se nuk kanë reaguar në momentin e grabitjes.
Dyshimet e grupit hetimor për bashkëpunim të policëve me grupin e grabitësve, janë rritur pasi gjatë hetimeve ka rezultuar se ata kishin fikur kamerat dhe GPS e blindave që po transportonin paratë.