Në seancën e sotme, Gjykata për Krime të Rënda pushoi gjykimin e nisur për Admir Murataj, i vrarë pas grabitjes së 9 prillit në Rinas.
Mësohet se prokurori i paraqiti gjykatës certifikatën e vdekjes së Muratajt, një akt për identifikimin e trupit përmes shenjave të gishtërinjve dhe një akt të këqyrjes së trupit të pajetë.
Kujtojmë se Admir Murataj po gjykohej i veçuar te Krimet e Rënda si organizator i 3 grabitjeve të blindave me para në harkun kohor të 2015-2017.