Në Lezhë, pesë persona të armatosur dhe të veshur me uniformë policie grabiten një supermarket
Dy grabitje me armë kanë ndodhur gjatë natës së mbrëmshme, në Lezhë e Tiranë. Persona të armatosur kanë hyrë në një kazino në Tiranë dhe kanë vjedhur gjiron e ditës, një shumë prej 15o mijë lekësh. Kazinoja ndodhet shumë afër qëndrës së Tiranës, pranë lulishtes “1 maji”.
Ndërsa në Lezhë, 5 persona të veshur me uniformë policie grabitën një supermarket. Grabitësit kanë hyrë në parkingun e supermarketit pa drita për të mos rënë në sy dhe më pas i kanë kërkuar punonjësve nën kërcënimin e armëve xhiron ditore.