Ka rënë në pranga autori i ngjarjes në Gumenicë të Selenicës.
Bëhet fjalë për shtetasin M.Ç, i cili për motive të dobëta ka goditur me sende të forta vajzën dhe bashkëshorten e xhaxhait të tij, të cilat janë transportuar për në spital pa probleme për jetën.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas kontrollit të zonës përreth ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 27 vjeçarit M.Ç, si autor i dyshuar në lidhje me ngjarjen.
Po punohet për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të mëtejshme të ngjarjes.