Goditet rrjeti i trafikut të kokainës në Itali, rejtohej nga shqiptarë dhe menaxhohej nga Shqipëria – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Goditet rrjeti i trafikut të kokainës në Itali, rejtohej nga shqiptarë dhe menaxhohej nga Shqipëria –

15:22 | 10/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Çfarë ndodhi? Adriatik Lapajt mbyll protestën pas 108 ditëve –

Çmendet milicia e Vuçiqit, arrestohen 4 të rinj nga Shqipëria për flamurin në makinë –

Projektoi Porto Romanon, filiali i studios holandeze nuk paguante taksat në Shqipëri –

Salah largohet si legjendë e Premier League, lë pas kujtime të përjetshme –

Autoritetet italiane kanë goditur një grup të strukturuar kriminal me aktivitet në trafikun e kokainës në rajonin e Umbrias dhe më gjerë. Me urdhër të Gjykatës për Hetimet Paraprake pranë Gjykatës së Perugias, janë zbatuar masa parandaluese ndaj shtatë personave, të dyshuar si pjesë e  këtij grupi kriminal.

Operacioni i sotëm i  Guarda di Finanza, ka ekzekutuar 3 masa arresti me burg, 1 nën arrest shtëpie, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas Prokurorisë së Perugias, 5 nga të dyshuarit janë shtetas me origjinë shqiptare, një është italian dhe një me origjinë rumune. Grupi i narkotrafikantëve  drejtohetj nga një shtetas shqiptar, i cili nga Shqipëria koordinonte furnizimin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të kokainës, kryesisht në zonën e Umbrias.

Hetimet kanë zbuluar se qendra vendimmarrëse dhe operative e tyre ishte qyteti i Folignos, ku veprimtaria kriminale mbështetej edhe nga një aktivitet tregtar në sektorin e restoranteve, i cili dyshohet se përdorej si mbulesë për riciklimin e të ardhurave nga trafiku i drogës. Në këtë aktivitet ishte e përfshirë edhe bashkëshortja e kreut të dyshuar të grupit.

Hetimet, të nisura në vitin 2024 nga Njësia e Policisë Ekonomiko-Financiare (G.I.C.O.), janë zhvilluar përmes përgjimeve telefonike dhe ambientale, sistemeve të lokalizimit satelitor, si dhe vëzhgimeve dhe ndjekjeve në terren. Grupi  përdorte metoda të avancuara për të shmangur kontrollet, përfshirë kriptotelefonë, aplikacione komunikimi të koduara, pajisje kundër survejimit dhe automjete me ndarje të fshehta për transportin e drogës.

Gjatë hetimeve janë dokumentuar mbi 50 episode trafiku droge. Deri tani, autoritetet kanë sekuestruar rreth 68 kilogramë kokainë, të fshehur në ambiente tregtare dhe objekte private, si dhe dy automjete të modifikuara posaçërisht për transportin e lëndës narkotike. Një person ishte arrestuar më herët në flagrancë dhe ndodhet ende në paraburgim.

Gjykatësi për Hetimet Paraprake ka vlerësuar se provat e mbledhura tregojnë qartë ekzistencën e një strukture kriminale të qëndrueshme, të bazuar në marrëdhënie të vazhdueshme mes anëtarëve dhe të orientuar drejt furnizimit dhe shpërndarjes sistematike të lëndëve narkotike.

Hetimet vijojnë për kapjen e personave ende në kërkim dhe për identifikimin e lidhjeve të tjera të mundshme të rrjetit në territorin italian.

Të Lidhura

Çfarë ndodhi? Adriatik Lapajt mbyll protestën pas 108 ditëve –

Çfarë ndodhi? Adriatik Lapajt mbyll protestën pas 108 ditëve –

nga 27
23:57 | 24/03/2026
0

Pas 108 ditësh qëndrese përpara kryeministrisë, Asriatik Lapaj ka vendosur të mbyllë protestën që nisi më 8 dhjetor 2025. Protesta...

Çmendet milicia e Vuçiqit, arrestohen 4 të rinj nga Shqipëria për flamurin në makinë –

Çmendet milicia e Vuçiqit, arrestohen 4 të rinj nga Shqipëria për flamurin në makinë –

nga 27
22:53 | 24/03/2026
0

Policia në Serbia ka arrestuar katër shtetas shqiptarë, duke i akuzuar për nxitjen e urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe...

Projektoi Porto Romanon, filiali i studios holandeze nuk paguante taksat në Shqipëri –

Projektoi Porto Romanon, filiali i studios holandeze nuk paguante taksat në Shqipëri –

nga 27
22:37 | 24/03/2026
0

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, në një dokumentar të transmetuar për portin e ri të Porto Romanos, tregoi një tjetër...

Salah largohet si legjendë e Premier League, lë pas kujtime të përjetshme –

Salah largohet si legjendë e Premier League, lë pas kujtime të përjetshme –

nga 27
22:09 | 24/03/2026
0

Mohamed Salah ka luajtur një rol kyç në ringritjen e Liverpool FC në fushë gjatë nëntë viteve të fundit. Ai...

Para
:Qeverinë do ta hedhim në Lanë!”/ Opozita fton qytetarët në protestën kombëtare –

:Qeverinë do ta hedhim në Lanë!”/ Opozita fton qytetarët në protestën kombëtare -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Çfarë ndodhi? Adriatik Lapajt mbyll protestën pas 108 ditëve –

Çfarë ndodhi? Adriatik Lapajt mbyll protestën pas 108 ditëve –

23:57 | 24/03/2026
Çmendet milicia e Vuçiqit, arrestohen 4 të rinj nga Shqipëria për flamurin në makinë –

Çmendet milicia e Vuçiqit, arrestohen 4 të rinj nga Shqipëria për flamurin në makinë –

22:53 | 24/03/2026
Projektoi Porto Romanon, filiali i studios holandeze nuk paguante taksat në Shqipëri –

Projektoi Porto Romanon, filiali i studios holandeze nuk paguante taksat në Shqipëri –

22:37 | 24/03/2026
Salah largohet si legjendë e Premier League, lë pas kujtime të përjetshme –

Salah largohet si legjendë e Premier League, lë pas kujtime të përjetshme –

22:09 | 24/03/2026
Vendim absurd dhe i paburrë –

Vendim absurd dhe i paburrë –

21:31 | 24/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Çfarë ndodhi? Adriatik Lapajt mbyll protestën pas 108 ditëve –
  • Çmendet milicia e Vuçiqit, arrestohen 4 të rinj nga Shqipëria për flamurin në makinë –
  • Projektoi Porto Romanon, filiali i studios holandeze nuk paguante taksat në Shqipëri –
  • Salah largohet si legjendë e Premier League, lë pas kujtime të përjetshme –
  • Vendim absurd dhe i paburrë –
  • Babai ishte tip konfliktual, mamaja mbante anën… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Çfarë ndodhi? Adriatik Lapajt mbyll protestën pas 108 ditëve –
  • Çmendet milicia e Vuçiqit, arrestohen 4 të rinj nga Shqipëria për flamurin në makinë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com