Pesë tifozë të Tiranës janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për kundërshtim, goditje të punonjësve të policisë dhe prishje të qetësisë publike gjatë ndeshjes në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Tifozët e proceduar janë;
– B. A., 22 vjeç, banues në Tiranë
– B. A., 25 vjeç, banues në Tiranë
– E. A., 19 vjeç, banues në Tiranë
– E. S., 27 vjeç, banues në Tiranë
– T. M., 24 vjeç, banues në Tiranë
“Procedimi ndaj këtyre shtetasve filloi pasi më datë 16.09.2017, rreth orës 17:30, në stadiumin “Selman Stërmasi”, gjatë zhvillimit të ndeshjes Tirana-Iliria, kanë prishur qetësinë publike dhe kanë kundërshtuar e goditur me sende të ndryshme forcat e policisë të rendit publik” deklaron policia.