Gjatë koncertit recital, publiku më i veçantë për Elvana Gjatën, padyshim që do të jetë familja. Këngëtarja foli për koncertin në ‘Më lër të Flas’.
“Nëse nuk është mami, kush do të qajë aty? Patjetër që do të jenë, ata janë forca ime”, u shpreh artistja.
E emocionuar, Elvana rrëfeu se pika e saj e dobët është babi.
“Babi është pika ime e dobët. E di që ku të shkoj në shtëpi mami do të thotë avash mi avash. Prindërit nuk i ndan dot, por babin e kam pikë të dobët. Është një mbështetje shumë e madhe për mua dhe kujdeset shumë. Kur jam në Tiranë, ai përgatit çdo ushqim që unë konsumoj që të kem energjitë e duhura. Babi gatuan për mua dhe unë ia puth duart”.
Ndërsa motra do të jetë pjesë e koncertit, duke performuar live për publikun.
“Motra është gjithashtu një mbështetje shumë e madhe, me motrën kemi punuar shumë pasi ajo është edhe profesoreshë e Bel Cantos, përveç se është soprano, ka punuar shumë me zërin tim, ka qenë e para që ka evidentuar zërin tim”, tha këngëtarja.