Pak më para në media qarkulloi lajmi se drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka dhënë dorëheqjen.
Shkak, thonë se janë ngjarjet kriminale dhe gjendja ku ndodhet Policia e Shtetit.
Mirëpo, lajmi është përgënjeshtruar nga Policia e Shtetit, e cila ka thënë se Nano, është në detyrë dhe në asnjë moment nuk ka dhënë dorëheqjen.
“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Gledis Nano, është në detyrë dhe në asnjë moment nuk ka dhënë dorëheqjen”, – thanë nga Policia e Shtetit.