Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, do t’i nënshtrohet sot procesit të Vettingut. Gjyqtari Thanza do të dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku do të japë llogari për pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.
Trupa gjykuese që do të vlerësojë gjyqtarin e Gjykatës së Lartë përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici. Ky është anëtari i dytë i Gjykatës së Lartë që i nënshtrohet procesit të Vettingut, pas gjyqtarit Edmond Islamaj.