Gjyqi në Hagë nuk e ndryshon dot të vërtetën, lufta e UÇK për liri e mbijetesë ishte e drejtë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjyqi në Hagë nuk e ndryshon dot të vërtetën, lufta e UÇK për liri e mbijetesë ishte e drejtë –

10:33 | 18/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake –

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë –

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës –

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje –

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se procesi gjyqësor që po mbahet në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë nuk mund ta ndryshojë të vërtetën historike.

Në Konferencën e Dytë Shkencore Ndërkombëtare të Institutit të Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, Kurti tha se lufta e UÇK ishte një përgjigje ndaj regjimit shtypës, si dhe ndaj represionit sistematik. Ndër të tjera, kryeministri i Kosovës theksoi se, lufta çlirimtare ishte një luftë e drejtë dhe e domosdoshme për liri dhe mbijetesë.

Fjala e plotë:

Në këtë ditë të shënuar për shtetin tonë, po i hapim punimet e konferencës ndërkombëtare “Nga lufta në rimëkëmbje”. Nuk ka simbolikë më të fuqishme se sa ta lidhim Ditën e Pavarësisë me përgjegjësinë tonë për reflektimin shkencor dhe institucional mbi plagët e luftës dhe rrugën e rimëkëmbjes sonë.

Përtej një aktiviteti akademik, kjo konferencë është pjesë e procesit të gjerë shtetëror dhe shoqëror për përballje me të kaluarën, për dokumentim të së vërtetës dhe drejtësi. Sepse pavarësia jonë, krahas së qeni një akt politik demokratik, është edhe obligim moral kujtese ndaj të dashurve që na i vranë dhe përgjegjësi ndaj brezave që do të vijnë.

Në këtë kontekst, nuk mund të mos përmend edhe seancat gjyqësore që po zhvillohen aktualisht në Hagë, në kuadër të Dhomave të Specializuara, në një proces gjyqësor i cili ende është në zhvillim e sipër dhe do të ndjekë rrugën e vet ligjore deri në përfundim. Por pavarësisht kësaj, ai nuk mund dhe nuk do ta ndryshojë një të vërtetë themelore historike: se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një luftë e drejtë dhe e domosdoshme, për liri dhe për mbijetesë, jo nga dëshira për dhunë apo pushtet. Ajo ishte përgjigje ndaj një regjimi shtypës, ndaj represionit sistematik deri në aparteid dhe mohimit të të drejtave themelore të popullit tonë deri në gjenocid. Ky proces nuk mund të vërë në dyshim karakterin çlirimtar e antikolonialistë të luftës sonë, as aspiratën legjitime të Kosovës për liri, barazi dhe dinjitet njerëzor.

E ashtuquajtura “Shtëpi e Verdhë” në Shqipëri nuk ka ekzistuar kurrë si vend për trafikimin e organeve nga pjesëtarë të UÇK-së, por është pjesë e narratives hibride të Serbisë kundër UÇK-së dhe Shqipërisë, e iniciuar nga deputeti rus Konstantin Kosachev më 15 prill 2008, pra as dy muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. “Shtëpi të Verdhë” nuk ka, por ka gjithnjë e më shumë informacione, dëshmi e fakte se ka pasur “Sarajevo Safari” ku rol thuhet të ketë pasur edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, me ç’rast për një shumë të hollash, nga kodrat përreth Sarajevës mund të qëlloje boshnjak civilë me snajperë në qytetin e rrethuar në fillim të viteve ’90. Për të hetuar e gjykuar krimet e “Sarajevo Safari” do të duhej të angazhohej ndonjë gjykatë speciale ndërkombëtare.

Të dashur familjarë, që gjatë luftës ua vranë më të dashurit tuaj,

Shteti ynë ju dëgjon, ju sheh e ua njeh dhimbjen. Vuajtja juaj është pjesë e historisë sonë shtetërore dhe e ndërgjegjes sonë kombëtare.

Dokumentimi është akt respekti ndaj jetës së secilit e secilës që u vra, u zhduk apo u torturua gjatë luftës.

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, ka forcuar ndjeshëm kapacitetet e tij dokumentuese dhe arkivore. Janë standardizuar procedurat e verifikimit, janë ndërtuar baza të reja të të dhënave dhe është avancuar puna për regjistrimin e viktimave dhe dëmeve të luftës. Këta hapa mund të tingëllojnë aq teknik, por janë kaq thelbësor për drejtësinë tranzicionale. Sepse një shtet që përballet me të kaluarën, ecën më i fortë drejt së ardhmes.

Të nderuar të pranishëm,

Agjenda e kësaj konference, e cila shtrihet përgjatë tri ditëve, përfshin sesione mbi kujtesën, dëshmitë, traumën, memorializimin, dhunën seksuale gjatë luftës, personat e zhdukur, përvojat e fëmijëve në luftë, si dhe mbi rrugët e drejtësisë dhe të shërimit. Kjo qasje shumëdimensionale është jetike, sepse pasojat e luftës janë edhe çështje psikologjike, edhe juridike, shoqërore, kulturore e edhe politike.

Kjo qasje na flet për shoqërinë tonë që dëshiron të kuptojë thellë, jo të thjeshtojë. Të shërojë, jo të fshehë a harrojë.

Të dashur të rinj që jeni sot këtu,

Kosova që po ndërtojmë është Republika e dijes, e universiteteve aktive, e studiuesve që bashkëpunojnë me botën, e konferencave që bashkojnë ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë. Është Kosova që e shndërron përvojën e saj të vështirë në kontribut për shkencën, për të drejtën ndërkombëtare dhe për studimet mbi paqen e drejtë dhe drejtësinë tranzicionale.

Republika e Kosovës është ndërtuar mbi aspiratën për liri dhe barazi. Shteti ynë ka për detyrë të ruajë kujtesën, të mbështesë të mbijetuarat dhe të mbijetuarit dhe të sigurojë që krimet të mos relativizohen e as të harrohen. Kujtesa është përgjegjësi institucionale dhe garanci për mospërsëritje.

Në këtë frymë, kemi bërë kërkesë zyrtare lidhur me arkivat e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Qeveria e Republikës së Kosovës ka kërkuar që çdo vendim për të ardhmen e tyre të garantojë qasje të barabartë dhe dinjitoze për viktimat dhe institucionet tona. Këto arkiva përbëjnë një pjesë tejet të vlefshme të dokumentimit ndërkombëtar të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, dhe për këtë arsye ato janë të pandashme nga puna kërkimore, dokumentuese dhe arkivore që zhvillohet sot në Kosovë. Instituti, si mekanizëm shtetëror për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës, është i gatshëm të bashkëpunojë me Mekanizmin Ndërkombëtar Rezidual për krijimin e një qendre informacioni dhe dokumentimi në Kosovë, i cili do të siguronte qasje në materialet publike të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY), dhe të mbështesë kërkimin shkencor dhe edukimin, e të forcojë integritetin e kujtesës kolektive në përputhje me standardet ndërkombëtare. Kjo është një lidhje natyrore ndërmjet drejtësisë ndërkombëtare dhe përgjegjësisë sonë kombëtare për ruajtjen e së vërtetës.

Të nderuar të pranishëm,

Në këtë 17 Shkurt, ndërsa festojmë pavarësinë tonë, ne riafirmojmë edhe zotimin për drejtësi, për dokumentim të plotë dhe për përballje të ndershme me të kaluarën.

Ne e ndërtojmë të ardhmen tonë mbi të vërtetën e dokumentuar, duke nderuar kujtimin e secilës viktimë dhe sakrificën e mbarë popullit tonë.

U uroj punime të mbara në konferencë, për të thelluar dijen, për të përforcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të konsoliduar angazhimin tonë institucional.

Të nderuar qytetarë,

E ardhmja e Kosovës nuk përcaktohet vetëm nga sfidat të cilat i kemi kaluar, por nga mënyra se si i kemi adresuar ato. Ne kemi zgjedhur rrugën e ligjit dhe së drejtës, rrugën e institucioneve dhe të profesionalizmit.

Kosova e së nesërmes është Kosovë e dijes, e drejtësisë dhe e bashkëpunimit.

Dhe atë po e ndërtojmë bashkë sot e përditë. Me përkushtim të palëkundur, me profesionalizëm të lartë, me dashuri të madhe e besim të plotë në të ardhmen tonë si Republikë sovrane dhe demokratike, si shtet ligjor e zhvillimor që i bënë bashkë barazinë me solidaritet, por edhe jetesën e gjithsecilit me dinjitet.

Gëzuar Dita e Pavarësisë!

Lavdi martirëve e dëshmorëve të lirisë!

Rroftë Republika e Kosovës!”, tha Kurti.

Të Lidhura

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake –

nga 27
23:29 | 17/03/2026
0

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë –

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë –

nga 27
23:23 | 17/03/2026
0

Nata e së martës solli spektakël të plotë në fazën e 1/8-tës së finales së Champions League. Katër ndeshje të...

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës –

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës –

nga 27
23:13 | 17/03/2026
0

Reali i Madridit mbylli llogaritë e kualifikimit me Manchester City me një fitore 1-2, ndërkohë që ndeshjen e parë e...

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje –

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje –

nga 27
23:05 | 17/03/2026
0

Paris Saint-Germain, që kishte fituar ndeshjen e parë 5-2, nuk pati mëshirë për Chelsean as në sfidën e kthimit, teksa...

Para
Shqipëria e pambrojtur nga zjarret/ Punonjësit në kushte primitive, pa mjete dhe uniforma –

Shqipëria e pambrojtur nga zjarret/ Punonjësit në kushte primitive, pa mjete dhe uniforma -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake –

23:29 | 17/03/2026
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë –

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë –

23:23 | 17/03/2026
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës –

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës –

23:13 | 17/03/2026
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje –

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje –

23:05 | 17/03/2026
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt bë Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë –

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt bë Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë –

22:25 | 17/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake –
  • Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë –
  • Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës –
  • PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje –
  • Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt bë Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë –
  • Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake –
  • Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com