Lidhur me çështjen Tom Doshi, Gjykata e Lartë ka vendosur të kërkojë për të dëshmuar kryeministrin Edi Rama, Presidentin e sapo zgjedhur Ilir Meta, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri.
Në seancën e sotme, Gjykata ka refuzuar thirrjen e Adretik Llallës për të dëshmuar.