Gjykata Kushtetuese ka nisur sot shqyrtimin e kërkesës së ish-kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, i cili pretendon se vendimi për shkarkimin e tij është antikushtetues. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e kuvendit dhe të qeverisë theksuan se kërkesa e Rroshit nuk duhet të legjitimohet.
Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Elvis Rroshit për shtim padie për shpalljen si të pavlefshme të disa neneve të ligjit për Dekriminalizimin, por nuk pranoi as kërkesën e Prokurorisë që seanca të zhvillohej pa praninë e medias. Ndërkohë që në seancë nuk mori pjesë vetë Roshi por u përfaqësua nga avokati Theodhori Sollaku.