Gjykata e Lartë rrëzon ankimimin e Ajola Xoxës dhe Arbër Veliajt, vazhdojnë hetimet e SPAK – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjykata e Lartë rrëzon ankimimin e Ajola Xoxës dhe Arbër Veliajt, vazhdojnë hetimet e SPAK

10:06 | 21/03/2025
në Kryesore, Shqiperi
0

Gjykata e Lartë ka rrëzuar sot ankimin e Ajola Xoxës dhe të vëllait të Erion Veliajt, Arbër Veliaj, të cilët kundërshtojnë kontrollet e ushtruara në banesat dhe bizneset e tyre më 6 dhjetor 2024.

Ajola Xoxa dhe vëllai i Veliajt apeluan vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për kontrollet e ushtruara në banesat dhe bizneset e tyre më 6 dhjetor 2024, por kërkesa e tyre u refuzua nga Gjykata e Lartë.

Në vendimin e saj, Gjykata e Lartë deklaroi: “Mospranimin e rekurseve të paraqitura nga ankuesit, Arbër Veliaj dhe personi juridik ‘Gogel SHPK’, si dhe Ajola Xoxa dhe shoqëria tregtare ‘Partners Laë SHPK’, kundër vendimit nr. 265 (87-2024-388), datë 24.12.2024, të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”

Read more

Berisha hesht për Lush Osmanin e urbanëve të Kamzës, PD votoi rritjen e çmimit të biletës –

Goditi me shkop berberin dhe i dëmtoi automjetin, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Greqi –

Të martën gjithë Shqipëria në Tiranë, Rama do ketë fatin e Enverit –

Petrit Patushi e lë Ramën me gërshërë në dorë, kërkon edhe 450 milionë lekë shtesë për Laboratorin e ISHP –

Ky vendim përfundimtar vërteton ligjshmërinë e kontrolleve të ushtruara nga autoritetet, duke i dhënë dritën jeshile hetimeve të mëtejshme nga SPAK.

Veliaj qëndron në qeli prej 10 Shkurtit kur oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit e shoqëruan në paraburgim pas vendimit të miratuar nga Gjykata.

Prokuroria e Posaçme saktësoi se nisi hetimet ndaj Veliajt në korrik 2023, pas një denoncimi anonim që rrëfente lidhjet mes kryebashkiakut me biznesmenin Gentjan Sula, pronar i kompanisë së ndërtimit “Agi Kons”, e cila ka fituar disa tenderë publikë.

Vëllai i kryebashkiakut, Arbër Veliaj, posedonte një vilë në Qerret të ndërtuar nga kompania “Agi Kons”, ndërsa bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, ka deklaruar një apartament në rezidencën “Kodra e Diellit”, gjithashtu e ndërtuar nga e njëjta kompani.

Pas hetimeve paraprake dhe grumbullimit të provave, më 8 shkurt 2024, Prokuroria e Posaçme regjistroi procedimin penal për veprën e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, ndërsa më 27 dhjetor 2024 hetimi u zgjerua duke përfshirë edhe akuzat për “Korrupsion aktiv”, “Pastrimin e produkteve të veprës penale” dhe “Fshehjen ose deklarimin e rremë të pasurisë”.

Më 16 janar 2025, në regjistrin e veprave penale u shtua edhe akuza për “Deklarata të rreme para oficerit të policisë gjyqësore”, ndërsa më 24 janar 2025 u shtua vepra penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Si pjesë e hetimit, SPAK ka dokumentuar një seri të gjatë transaksionesh që tregojnë rrjedhjen e parasë nga Bashkia e Tiranës, përmes kompanive kontraktore dhe sponsorizimeve, tek OJF-të dhe kompanitë e kontrolluara nga Ajola Xoxa.

Sipas prokurorisë, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, janë në qendër të një skeme të mirë-organizuar për të përfituar ryshfete dhe për të pastruar para nëpërmjet kompanive kontraktore dhe organizatave joqeveritare (OJF) që merrnin fonde nga Bashkia e Tiranës.

Prokurorët shprehen se Veliaj ka përfituar të paktën 1.1 milionë euro në nëntë raste të ndryshme, duke përdorur pozicionin e tij për të siguruar kontrata publike dhe leje ndërtimi për biznesmenë të ndryshëm.

Po sipas hetimeve, Erion Veliaj, bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa dhe kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ndërmorën një fushatë të koordinuar për të intimiduar dëshmitarët dhe hetuesit – që sipas arsyetimit të gjykatës së shkallës së parë, e përforcoi nevojën e arrestimit të tij.

Të Lidhura

Berisha hesht për Lush Osmanin e urbanëve të Kamzës, PD votoi rritjen e çmimit të biletës –

Berisha hesht për Lush Osmanin e urbanëve të Kamzës, PD votoi rritjen e çmimit të biletës –

nga 27
20:00 | 09/02/2026
0

Në muajin nëntor të vitit të kaluar, Bashkia Kamëz votoi për rritjen e çmimit të biletës së urbanit nga 40...

Goditi me shkop berberin dhe i dëmtoi automjetin, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Greqi –

Goditi me shkop berberin dhe i dëmtoi automjetin, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Greqi –

nga 27
19:38 | 09/02/2026
0

Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar në qytetin e Pylosit, në Greqi pasi dhunoi një berber dhe i dëmtoi automjetin. Ngjarja...

Të martën gjithë Shqipëria në Tiranë, Rama do ketë fatin e Enverit –

Të martën gjithë Shqipëria në Tiranë, Rama do ketë fatin e Enverit –

nga 27
19:16 | 09/02/2026
0

Berisha akuzoi Ramën se duke penguar drejtësinë po vë në rrezik procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Gjatë fjalimit mbajtur...

Petrit Patushi e lë Ramën me gërshërë në dorë, kërkon edhe 450 milionë lekë shtesë për Laboratorin e ISHP –

Petrit Patushi e lë Ramën me gërshërë në dorë, kërkon edhe 450 milionë lekë shtesë për Laboratorin e ISHP –

nga 27
18:10 | 09/02/2026
0

  https://www.youtube.com/watch?v=FVO6Ugq2M40 Kjo godinë, që deri tani ka kushtuar mbi 4 miliardë lekë, duhet të përfundonte më 10 Prill 2025....

Para
Shkelje të barazisë në tendera/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK, dërgohet për gjykim Plarent Ndreca

Shkelje të barazisë në tendera/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK, dërgohet për gjykim Plarent Ndreca

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Berisha hesht për Lush Osmanin e urbanëve të Kamzës, PD votoi rritjen e çmimit të biletës –

Berisha hesht për Lush Osmanin e urbanëve të Kamzës, PD votoi rritjen e çmimit të biletës –

20:00 | 09/02/2026
Goditi me shkop berberin dhe i dëmtoi automjetin, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Greqi –

Goditi me shkop berberin dhe i dëmtoi automjetin, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Greqi –

19:38 | 09/02/2026
Të martën gjithë Shqipëria në Tiranë, Rama do ketë fatin e Enverit –

Të martën gjithë Shqipëria në Tiranë, Rama do ketë fatin e Enverit –

19:16 | 09/02/2026
Petrit Patushi e lë Ramën me gërshërë në dorë, kërkon edhe 450 milionë lekë shtesë për Laboratorin e ISHP –

Petrit Patushi e lë Ramën me gërshërë në dorë, kërkon edhe 450 milionë lekë shtesë për Laboratorin e ISHP –

18:10 | 09/02/2026
Ish-presidenti Moisiu del nga spitali, pas problemeve me zemrën, reagon QSUT –

Ish-presidenti Moisiu del nga spitali, pas problemeve me zemrën, reagon QSUT –

17:30 | 09/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Berisha hesht për Lush Osmanin e urbanëve të Kamzës, PD votoi rritjen e çmimit të biletës –
  • Goditi me shkop berberin dhe i dëmtoi automjetin, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Greqi –
  • Të martën gjithë Shqipëria në Tiranë, Rama do ketë fatin e Enverit –
  • Petrit Patushi e lë Ramën me gërshërë në dorë, kërkon edhe 450 milionë lekë shtesë për Laboratorin e ISHP –
  • Ish-presidenti Moisiu del nga spitali, pas problemeve me zemrën, reagon QSUT –
  • Lufta e Ramës minon integrimin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Berisha hesht për Lush Osmanin e urbanëve të Kamzës, PD votoi rritjen e çmimit të biletës –
  • Goditi me shkop berberin dhe i dëmtoi automjetin, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Greqi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com