Gjykata e Lartë ka vendosur në favor të banorëve të Laknasit, pezullohen punimet e thertores – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjykata e Lartë ka vendosur në favor të banorëve të Laknasit, pezullohen punimet e thertores

17:57 | 09/11/2021
në Kryesore
0

Gjykata e Lartë ka vendosur në favor të banorëve të Laknasit, duke mos lejuar kompaninë “Bio-Product” të ndërtojë një biznes agroturizmi, i cili përfshin edhe një thertore në pyllin “Plepat e Brukës” deri në përfundim të çështjeve gjyqësore.

Me një vendim të marrë në fund të korrikut 2021, të publikuar së fundmi, Gjykata e Lartë e ka konsideruar mbrojtjen e mjedisit si një kusht themelor për sigurimin e zhvillimit të shoqërisë dhe si e tillë çdo ndërhyrje në mjedis është e kushtueshme.

“Kolegji çmon se mundësia e ardhjes së një dëmi të rëndë, të atëçastshëm dhe gati të pakthyeshëm për interesat që mbron pala paditëse është evidente, pasi materializimi i të gjithë akteve objekt gjykimi, ka ndikim të drejtpërdrejtë, duke rrezikuar dëmtim të pyjeve dhe mjedisit në përgjithësi”,-thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë.

Read more

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI) –

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë –

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen –

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO) –

Deri në përfundim të seancave gjyqësore të banorëve në Gjykatën e Apelit, kompania nuk do të ketë mundësi të ndërhyjë në pyllin “Plepat e Brukës”.

Në këtë mënyrë Gjykata e Lartë ka rrëzuar vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë, e cila vendosi vijimin e punimeve të kompanisë private, duke lenë kështu në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Avokatja e banorëve, Dorina Asllani, shpjegon se ky vendim për të mos lejuar kompaninë të ndërhyjë deri në përfundim të procesit gjyqësor final erdhi pas një sërë padish.

“Kur është dërguar kërkesë-padia në Gjykatën e Shkallës së Parë, shkalla e parë mori në shqyrtim edhe masën e sigurimit, që është ideja të pezullohen punimet deri sa gjyqi të zgjidhet, për të parë pastaj se kush ka të drejtë. Gjykata e shkallës së parë e pranoi dhe për një vit ishte në fuqi ky vendim. Ata (kompania) e çuan në Gjykatën Administrative të Apelit. Apeli na e rrëzoi masën e sigurimit dhe tha që jo duhet të fillojnë punimet se nuk plotësohen kushtet, nuk mund të rrijë çështja e ngrirë”, -shpjegon Dorina Asllani.

“Në këtë drejtim kolegji bashkohet me analizën e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë e cila me të drejtë ka vlerësuar se materializimi i lejes zhvillimore do të sillte pasoja të pariparueshme për të ardhmen ose vështirësish të korrigjueshme. Në këtë drejtim Kolegji çmon se ekzistojnë dyshime të arsyeshme se dëmi i komunitetin eventualisht do jetë i pakthyeshëm dhe i atëçastshëm”,-thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë, shkruan citizens-channel.

Protesta e banorëve për të mbrojtur “Plepat e Brukës” ka nisur që në vitin 2019. Ata protestojnë kundër vendimit të bashkisë Kamëz për të dhënë me qira një sipërfaqe prej 12.400 m2 të hapësirës së gjelbër të ndodhur përbri shtëpive të tyre, kompanisë “Bio-Products” për të ndërtuar një agroturizëm që përfshin edhe nëj thertore.

Sipas tyre, kjo hapësirë është e vetmja e mbetur e gjelbër në atë zonë. Edhe pse është një “tokë-shtet” ata e kanë mirëmbajtur atë për 30 vjet, duke e mbjellë me pemë frutore e dekorative. Një mënyrë kjo për të ruajtur tokën edhe nga erozioni dhe cilësia e keqe e ajrit si pasojë e ndotjes së madhe të lumit të Tiranës që kalon aty pari.

Etiketa: Gjykata e Lartë ka vendosur në favor të banorëve të Laknasitpezullohen punimet e thertores

Të Lidhura

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI) –

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI) –

nga 27
23:30 | 07/04/2026
0

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë –

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë –

nga 27
23:16 | 07/04/2026
0

Arsenali mori një fitore të rëndësishme në Lisbonë, pas triumfit 0-1 përballë Sportingut në frymën e fundit të takimit. Skuadrat...

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen –

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen –

nga 27
23:04 | 07/04/2026
0

Bayerni i Mynihut ka arritur një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë çerekfinale përballë Realit të Madridit në “Bernabeu”,...

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO) –

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO) –

nga 27
22:15 | 07/04/2026
0

Përballja mes Real Madrid dhe Bajern Mynih në çerekfinalet e këtij edicioni të Ligës së Kampioneve, është cilësuar si një...

Para
“Pas zgjedhjeve më erdhi njeriu më i afërt i Bashës”, Berisha: Për çfarë më pyeti…

"Nesër dorëzohen 4200 firma në PD", Berisha: Basha të përkulet para tyre

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI) –

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI) –

23:30 | 07/04/2026
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë –

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë –

23:16 | 07/04/2026
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen –

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen –

23:04 | 07/04/2026
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO) –

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO) –

22:15 | 07/04/2026
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë –

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë –

22:02 | 07/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI) –
  • Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë –
  • Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen –
  • Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO) –
  • Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë –
  • I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI) –
  • Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com