Gjykata e Apelit ka ulur dënimin për ish deputetin Mark Frroku, i cili është dënuar me 7.5 vite burg.
Ish deputetit iu ul dënimi me 1.5 vite dhe përfundimisht u dënua me 6 vite. Bëhe me dije se Frroku kërkoi pafajësi, por Apeli la në fuqi dënimin duke pranuar uljen me 1.5 vite.
Mësohet se Mark Frroku mori pafajësi për akuzën e vrasjes, ndërsa u dënua vetëm për mos deklarim pasurish e fshehje të ardhurash.