Gjuha jonë është gur themeli i identitetit – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjuha jonë është gur themeli i identitetit –

13:55 | 21/11/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë e 115-vjetorit të Ditës së Alfabetit Shqip të zhvilluar sot në Manastir.

Kreu i Shtetit bëri thirrje për ruajtjen, lëvrimin dhe pasurimin e gjuhës amtare, për unitet dhe gjithëpërfshirje në nismën kombëtare të identitetit shqiptar.

Në nderim të përpjekjeve të bëra 115 vjet më parë nga atdhetarët tanë, Presidenti Begaj, gjatë fjalës së tij, vlerësoi rëndësinë e Kongresit të Manastirit, si një lëvizje jo vetëm gjuhësore, por edhe politike, vendimtare për ekzistencën e shqiptarisë.

“115 vjet më vonë e kuptojmë se shqipja jonë është gur themeli i identitetit shqiptar dhe i shpirtit të popullit tonë. Në një farë mënyre, është si e kuqja e flamurit që mban shqiponjën dykrenare (dhe përkrenaren e Kastriotit).

Sot ne e marrim si të mirëqenë ekzistencën e shqipes, por në një ditë të tillë duhet të mos harrojmë luftën dhe përpjekjet titanike që na sollën deri këtu. Në fakt, po të lexoni historinë dhe gjithçka që ka pasur kundër, është mrekulli që shqipja mbijetoi dhe sot flitet nga miliona shqiptarë anembanë botës”.

Në kontekstin e sotëm të influencës së gjuhëve të huaja, Presidenti i Republikës e vlerësoi si domosdoshmëri faktin që, krahas mësimit të tyre, të bëhen përpjekje që shqipja të mos humbasë e të mos izolohet, por të pasurohet në përputhje me realitetet e reja.

“Shqipja ka aq fjalë, sa të shprehë pa vështirësi edhe konceptet më të vështira. Mjeshtëria nuk qëndron në zëvendësimin e fjalëve tona me fjalë të huaja për të treguar epërsi intelektuale, por në punën e vështirë të gjetjes së fjalëve në shqip dhe lëvrimin e drejtë të gjuhës tonë. Çështja e ruajtjes dhe e zhvillimit të gjuhës nuk mund të jetë monopol i gjuhëtarëve. Të gjithë ata që punojnë në profesione të ndryshme dhe sjellin fjalë apo koncepte të reja, duhet të japin kontribut për një shqipe më të mirë, më të shumëllojshme dhe më elastike”.

Gjatë qëndrimit në Manastir, Presidenti Begaj zhvilloi një vizitë në Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Ai gjithashtu bëri të ditur nismën për mbrojtjen e gjuhës amtare dhe promovimin e librit shqip kudo ku jetojnë shqiptarët.

Read more

Nga një kafe me Monika Kryemadhin, Anita Haradinaj ngre pyetjen: Pse fshihen gratë e politikanëve?

VIDEO/ Momenti që ndezi derbin, Interi proteston për penallti në fund –

Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Rama dhe Grupi Parlamentar i PS i japin sot përgjigje –

Goditja e karburanteve në Teheran, Irani paralajmëron hakmarrje rajonale –

Të Lidhura

nga 27
08:16 | 09/03/2026
0

Në një pjesë tjetër të bisedës në Grida Duma Podcast, Anita Haradinaj ndau një reflektim për rolin dhe sjelljen publike...

VIDEO/ Momenti që ndezi derbin, Interi proteston për penallti në fund –

VIDEO/ Momenti që ndezi derbin, Interi proteston për penallti në fund –

nga 27
08:12 | 09/03/2026
0

Derbi mes Milanit dhe Interit, u mbyll me polemika. Kuqezinjtë e Masimiliano Alegrit arritën të triumfonin falë golit të Estupinian...

Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Rama dhe Grupi Parlamentar i PS i japin sot përgjigje –

Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Rama dhe Grupi Parlamentar i PS i japin sot përgjigje –

nga 27
08:02 | 09/03/2026
0

Ora 10:00 e paradites (të së Hënës) do të gjejë të mbledhur Grupin Parlamentar të PS për të diskutuar e...

Goditja e karburanteve në Teheran, Irani paralajmëron hakmarrje rajonale –

Goditja e karburanteve në Teheran, Irani paralajmëron hakmarrje rajonale –

nga 27
07:56 | 09/03/2026
0

Një zyrtar i lartë iranian ka paralajmëruar se konflikti që përfshin Iranin, Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara ka hyrë në...

Para
“Hidh e prit”, Olta bën komentin epik në postimin e Luanës –

"Hidh e prit", Olta bën komentin epik në postimin e Luanës -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nga një kafe me Monika Kryemadhin, Anita Haradinaj ngre pyetjen: Pse fshihen gratë e politikanëve?

Nga një kafe me Monika Kryemadhin, Anita Haradinaj ngre pyetjen: Pse fshihen gratë e politikanëve?

08:16 | 09/03/2026
VIDEO/ Momenti që ndezi derbin, Interi proteston për penallti në fund –

VIDEO/ Momenti që ndezi derbin, Interi proteston për penallti në fund –

08:12 | 09/03/2026
Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Rama dhe Grupi Parlamentar i PS i japin sot përgjigje –

Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Rama dhe Grupi Parlamentar i PS i japin sot përgjigje –

08:02 | 09/03/2026
Goditja e karburanteve në Teheran, Irani paralajmëron hakmarrje rajonale –

Goditja e karburanteve në Teheran, Irani paralajmëron hakmarrje rajonale –

07:56 | 09/03/2026
Vranësira dhe kthjellime, ja si do të jetë moti për ditën e hënë –

07:46 | 09/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Nga një kafe me Monika Kryemadhin, Anita Haradinaj ngre pyetjen: Pse fshihen gratë e politikanëve?
  • VIDEO/ Momenti që ndezi derbin, Interi proteston për penallti në fund –
  • Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Rama dhe Grupi Parlamentar i PS i japin sot përgjigje –
  • Goditja e karburanteve në Teheran, Irani paralajmëron hakmarrje rajonale –
  • Vranësira dhe kthjellime, ja si do të jetë moti për ditën e hënë –
  • Dita sjell kthesa të papritura për disa shenja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nga një kafe me Monika Kryemadhin, Anita Haradinaj ngre pyetjen: Pse fshihen gratë e politikanëve?
  • VIDEO/ Momenti që ndezi derbin, Interi proteston për penallti në fund –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com