Seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha, për vlerësimin e dy masave të sigurisë që i janë caktuar paraprakisht nga GJKKO, do të zhvillohet të enjten.
Edhe ditën e sotme duket se ka dështuar tentativa e Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për të zhvilluar një seancë normale, edhe pse gjyqtarja Irena Gjoka caktoi një avokat kryesisht për të mbrojtur ish-Kryeministrin.
“Me kërkesë të Prokurorisë, me qëllim garantimin e mbrojtjes efektive, Gjykata zëvendësoi av Artan Simoni me avokat tjetër nga lista e avokatëve kryesisht dhe i la kohë të njihet me aktet. Seanca do të zhvillohet në datën 26.10.2023 ora 10:00”, thuhet në njoftimin e GJKKO. (Vijon)