GJKKO i ka caktuar një avokat kryesisht ish-Kryeministrit Sali Berisha, për ta mbrojtur në atë që njihet si seanca e ri-vlerësimit të masave të sigurisë ndaj tij, në kuadrin e hetimit të SPAK mbi privatizimin e kompleksit Partizani.
Mbrojtësit e Sali Berishës, avokatet Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë braktisur seancën e GJKKO-së, pasi janë rrëzuar kërkesat e tyre për të përjashtuar gjyqtaren Irena Gjoka.
GJKKO njofton se pas largimit të avokatëve te Berishes, seanca është ndërprerë dhe janë pritje të avokatit kryesisht Artan Simoni, për vijimin e seancës që do të përcaktojë masën e sigurisë për Sali Berishën.
Por avokati Simoni, në një postim të tij në rrjetet sociale, të para dy ditëve, duket se është haptasi kundër ish-Kryeministrit Berisha, ndonëse GJKKO e ka caktuar që ta mbrojë.
Me një mesazh “misterioz”, Simoni shkruan në rrjetet sociale: “Bisha është plakur, bisha është lodhur, bisha s’mundet më. Shumë prej atyre që dikur bisha mbante mbi kurriz, pas kurrizit kanë filluar t’a çukasin. Ku gaboi bisha?!”.
Nuk dihet nëse avokati i caktuar kryesisht nga GJKKO do të mbrojë ish-Kryeministrin, ose së paku ai duhet të shpjegojë nëse postimin misterioz e ka pikërisht për klientin që ia ka caktuar gjyqtarja e GJKKO, të cilën Berisha e ka kallëzuar në SPAK për “shpërdorim detyre”.