Është shkrumbuar nga zjarri një stallë bagëtish ku si pasojë janë djegur të gjalla 80 krerë bagëti.
Zjarri ka rënë mëngjesin e sotëm në stallën e shtetasit Shaban Hamja në fshatin Mashkullorë të Gjirokastrës.
Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse nuk është bërë e mundur të evitoheshin dëmet të cilat janë të konsiderueshme.
Shkak për rënien e zjarrit në stallën e bagëtive dyshohet se është bërë një portollambë elektrike megjithatë po punohet për zbardhjen e plotë të tyre.