Gjiknuri-Bylykbashit: Mazhoranca i qëndron pikës së marrëveshjes që përfshin ekspertizën e ODIHR-it – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjiknuri-Bylykbashit: Mazhoranca i qëndron pikës së marrëveshjes që përfshin ekspertizën e ODIHR-it

15:01 | 27/07/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3 –

Nuk dihet fati i ekuipazhit –

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, i përgjigjet anëtarit të PD në këshill, Oerd Bylykbashit, lidhur me interesin e këtij të fundit për hapjen 100% të listave.

Gjiknuri thekson se mazhoranca është gati ta shqyrtojë formulën, nëse ajo gjen pasqyrim në modelin e cilitdo shtet evropian që të njëjtin sistem dhe që ka adoptuar listat e hapura.

E-maili:

Mbledhja e fundit e Këshillit Politik në të cilën ju paraqitët zyrtarisht kundërshtitë rreth amendamenteve të pritshme kushtetuese, u konsiderua nga ne një mbledhje vërtetë e vlefshme. U qartësua plotësisht pozicioni juaj rreth tyre në sensin e implikimeve që duhen adresuar dhe iu hap de fakto rruga një diskutimi konstruktiv për të detajuar rregullimet e pritshme në Kodin Zgjedhor.

Kundërshtitë dhe argumentat që ju përcollët nëpërmjet qëndrimit zyrtar, qartazi nuk i kundërvihen dhe nuk vënë as thelbësisht, as formalisht në pikëpyetje asnjërin nga formulimet e amendamenteve kushtetuese. Kundërshtitë dhe argumentat tuaja lidhen me formulimet e dispozitave të Kodit Zgjedhor, të cilat do të reflektojnë amendamentet kushtetuese.

Këto dispozita nuk janë formuluar ende. Rreth tyre, ne kemi natyrshëm në këtë stad qëndrime dhe qasje të ndryshme nga njëri-tjetri, por prandaj është e udhës të mos humbasim kohë me propagandë frenuese dhe të përveshim mënget bashkarisht për të gjetur mundësisht një dakordësi të gjërë.

Në fazën aktuale të diskutimit, asnjëri nga ne nuk është në gjendje të argumentojë se hapësirat për këtë dakordësi mungojnë dhe pozicionet respektive janë të papajtueshme. Mua personalisht me duket se është e kundërta madje. Për këtë qëllim duhet që grupi të mblidhet e të rimblidhet me durim dhe frymë mirëkuptimi, derisa argumentat të shterohen dhe rrugët e dakordësisë të eksplorohen në frymën e arritjes pozitive të 5 qershorit.

Mazhoranca parlamentare i qëndron pikës së marrëveshjes që përfshin ekspertizën e ODIHR-it në rastet e kundërshtive në diskutim. Sikurse e mbani mend fare mirë, është mazhoranca që e ka vënë në lëvizje këtë mekanizëm në fazën e parë të punës sonë, kur opozita jashtëparlamentare bllokoi promovimin e barazisë gjinore dhe marrjen e masave proaktive për mbrojtjen e pjesëmarrjes së grave në politikë. Ekspertiza e ODIHR-it ishte shumë e dobishme, pavarësisht se opozita jashtëparlamentare e refuzoi edhe këtë ekspertizë dhe imponoi formulimet minimaliste dhe jogarantuese që u miratuan tashmë në ligjin elektoral, në emër të shpirtit të kompromisit nga ana jonë.

Gjithësesi, ne nuk refuzojmë dhe kemi besim të padiskutueshëm tek ekspertiza e ODIHR-it por ekspertiza e ODIHR-it nuk i përket këtij momenti. Ajo duhet pasi ne të kemi përfunduar (nëse pa sukses) ushtrimin tonë në kërkim të konsensusit për formulimet e Kodit Zgjedhor. Ekspertiza e ODIHR-it nuk mund të thirret për amendamentet kushtetuese sepse për to ne nuk kemi asnjë kontestim, për asnjë fjalë, për asnjë presje. Nuk kemi asnjë formulim konkurues, apo alternativ.

Sikurse sqaruam edhe në mbledhjen e fundit, kërkesa juaj për hapjen 100% të listave të kandidatëve është e adresuar si hapësirë e disponueshme në formulimin e kompromisit të draft-amendamenteve kushtetuese të cilat ndodhen në procedurën parlamentare.

Edhe pretendimi juaj për ruajtjen e medoemos të formulës aktuale të koalicioneve ka marrë një përgjigje në parim nga mazhoranca. Ne jemi gati ta shqyrtojmë këtë formulë, nëse ajo gjen pasqyrim në modelin e cilitdo shtet evropian që ka një sistem si yni dhe që ka adoptuar listat e hapura. Referimi tek modeli është i rëndësishëm sepse ai është kriteri praktik që do na ndihmojë për të konkluduar rreth realizueshmërisë së kërkesës suaj dhe rreth përputhshmërisë së saj me të mirën më të lartë, atë të zgjedhësve.

Këtij qëllimi i shërbejnë edhe pyetjet që unë u kam parashtruar ekspertëve vendas, të njëjtëve ekspertë që na kanë hartuar dhe na kanë ndihmuar të miratojmë amendamentet e Kodit Zgjedhor, listën e gjatë të projekt/amendamenteve të ligjeve të tjera tashmë të përfunduara, amendamentet në ligjin për nëpunësit civilë, si dhe projektligjin e ri zgjedhor që do të kalojmë në vijim të punës sonë.

Insistimi juaj që duhet marrë më parë ekspertiza e ODIHR i shërben thjesht qëllimit për të bllokuar apo zvarritur në kohë miratimin e amendimeve kushtetuese. Këshilli Politik është krijuar si forum konsultimi me ju për realizimin e reformës zgjedhore dhe jo si intrument bllokimi. Referencat tuaja në dokumenta e marrëveshje nuk kanë të bëjnë me amendimet kushtetuese për aq kohë sa dhe ju nuk keni asnjë kundërshtim në lidhje me to por jeni në dukje të shqetësuar për mënyrën se si ato do të sanksionohen në Kodin Zgjedhor.

Nisur nga fakti se këto amendime janë për votim në 30 Korrik 2020, duhet të presim miratimin e tyre dhe më pas të fillojmë punën për reflektimin e tyre sa më shpejt në ligjin zgjedhor. Mendoj se kjo duhet të jetë e vetmja qasje jo paragjykuese dhe konstruktive në frymën e asaj që kemi realizuar sëbashku deri më tani.

Edhe pas dhënies së dakordësisë nga ana juaj, mbledhja e ardhshme e Këshillit Politik është ditën e martë 28 Korrik 2020, ora 11:00.

Faleminderit,

Damian Gjiknuri

Etiketa: Danian GjiknurimazhorancaOerd Bylykbashi

Të Lidhura

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3 –

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3 –

nga 27
19:09 | 03/04/2026
0

Drejtuesja politike e PS për Tiranë, Ogerta Manastirliu, gjatë një takimi në asamblenë e Partisë Socialiste për njësinë nr. 3...

Nuk dihet fati i ekuipazhit –

Nuk dihet fati i ekuipazhit –

nga 27
18:01 | 03/04/2026
0

Irani ka rrëzuar një avion luftarak amerikan mbi territorin e tij, thanë të premten zyrtarët amerikanë dhe media shtetërore iraniane....

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

nga 27
17:29 | 03/04/2026
0

Bordi i Transparencës në datë 3 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil...

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

nga 27
17:13 | 03/04/2026
0

Policia e Vlorës ka identifikuar dy personat që kanë dhunuar për vdekje 63-vjeçarin, dhe po punon për kapjen tyre. “Sot,...

Para
Reporteri i CDU/CSU: “JO” ndryshimeve në Kushtetutë pa Opozitën jashtë Parlamentit

Reporteri i CDU/CSU: “JO” ndryshimeve në Kushtetutë pa Opozitën jashtë Parlamentit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3 –

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3 –

19:09 | 03/04/2026
Nuk dihet fati i ekuipazhit –

Nuk dihet fati i ekuipazhit –

18:01 | 03/04/2026
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

17:29 | 03/04/2026
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

17:13 | 03/04/2026
Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

17:05 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3 –
  • Nuk dihet fati i ekuipazhit –
  • Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –
  • Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –
  • Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –
  • Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3 –
  • Nuk dihet fati i ekuipazhit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com