Gjermania pritet të dyfishojë numrin e punëtoreve pa kualifikim – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania pritet të dyfishojë numrin e punëtoreve pa kualifikim –

09:34 | 09/01/2023
në Bota
0

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Gjermania do të ndryshojë Rregulloren për BP: parashikohet dyfishimi i numrit të punëtorëve që mund të vijnë nga këto vende dhe të gjejnë punë në Gjermani. Gjermania ka nevojë për punëtorë gati në çdo fushë. Autoritetet gjermane synojnë të dyfishojnë kuotën për imigrimin e punëtorëve të pakualifikuar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, thuhet në një projektligj të përgatitur nga Ministria federale e Punës dhe Ministria e Brendshme e Gjermanisë, në të cilin ka pasur akses agjencia gjermane e lajmeve, dpa.

Në të ardhmen, në vend të 25.000 punëtorëve sa lejohen tani me Rregulloren për Ballkanin Perëndimor, numri do të dyfishohet në 50.000 punëtorë pa kuaflifikime të cilët brenda një viti mund të vijnë në Gjermani.

Me të ashtuquajturën “Rregullorja për Ballkanin Perëndimor” lejohet aktualisht ardhja në Gjermani e 25000 punëtorëve ka kualifikime, nga të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Këta punëtorë duhet të gjejnë së pari një kontratë punë e pastaj duhet të kërkojnë termin për një vizë pune në ambasadat gjermane në vendin ku jetojnë.

Sipas ligjeve aktuale, fuqia e kualifikuar punëtore mund të vijë në Gjermani nga të gjitha vendet e botës. Ndërsa vetëm nga Ballkani Perëdnimor mund të marrin punë dhe vizë pune, edhe punëtorët pa kualifikime profesionale.

Kjo Rregullore është hartuar pas valës së parë të krizës së refugjatëve në vitin 2015 dhe 2016, pasi që në kohën e valës së madhe të refugjatëve nga Siria në Gjermani ka ardhur edhe një numër i madh i shtetasve të Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinës.

“Karta e shansit“

Ky nuk është ndryshimi i vetëm që parashikon ky projektligj i dy ministrive federale. Gjermania po përpiqet të reformojë ligjet e tanishme, me qëllim që të “përballet me mungesën dramatike të fuqisë punëtore në degë të shumta”, vlerëson agjensia dpa.

Ndryshimet përfshijnë edhe të ashtuquajturën “Karta e shansit”, pra mundësinë që njerëzit të vijnë në Gjermani dhe këtu të kërkojnë një vend pune. Gjatë kësaj kohe ata do të kishin të drejtën të bëjnë ndonjë punë tjetër me një orar të përgjysmuar pune, në ndonjë vend pune jashtë profesionit të tyre për të siguruar jetesën sa janë në Gjermani për të kërkuar punë.

Sipas dpa, “Karta e shansit” duhet të jepet sipas sistemit të ri të pikëve për këdo që mbledh të paktën gjashtë pikë. Katër pikë jepen për kualifikimet profesionale, tre pikë për njohjen e mirë të gjuhës gjermane ose për të paktën tre vjet përvojë pune, dy pikë nëse personi është më i ri se 35 vjeç dhe një pikë nëse personi ka jetuar më parë ligjërisht në Gjermani, në një kohëzgjatje prej të paktën gjashtë muaj.

Nevojat e mëdha për fuqi punëtore

Gjermania ka nevojë të madhe për fuqi punëtore. Autoritetet gjermane kanë bërë të ditur gjatë vitit 2022 se ky vend ka nevojë çdo vit për rreth 400.000 punëtorë të kualifikuar nga vende të tjera, në veçanti në ekonomi, shëndetësi dhe profesione të tjera.

Ndërsa Ballkani Perëndimor shihet si një rezervuar i lakmueshëm i fuqisë punëtore. Por kjo njëkohësisht thellon problemet me emigrimin e të rinjve dhe mungesën e fuqisë punëtore në vendet e origjinës, pra në vendet e Ballkanit Perëndimor/ DW

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
U grabit nga banda shqiptare, rrëfehet prokurori: Ishin mjeshtra –

U grabit nga banda shqiptare, rrëfehet prokurori: Ishin mjeshtra -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

I dënuar në Francë për trafik droge, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të shqiptarit (Emri) –

I dënuar në Francë për trafik droge, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të shqiptarit (Emri) –

10:38 | 08/12/2025
Vlorë, 78-vjeçari gjendet pa shenja jete në përrua –

Goditet me thikë në kokë 26-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital (Emri) –

10:14 | 08/12/2025
Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë –

Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë –

09:48 | 08/12/2025

Interes për historinë dhe kulturën shqiptare, Ivana Trump ndan tre libra mbi Shqipërinë –

09:16 | 08/12/2025
Skandal në Maternitetin e Lushjes/ Muret dhe tavani, të mbuluara nga myku dhe lagështia –

Skandal në Maternitetin e Lushjes/ Muret dhe tavani, të mbuluara nga myku dhe lagështia –

09:06 | 08/12/2025

Më Të Lexuarat

  • I dënuar në Francë për trafik droge, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të shqiptarit (Emri) –
  • Goditet me thikë në kokë 26-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital (Emri) –
  • Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë –
  • Interes për historinë dhe kulturën shqiptare, Ivana Trump ndan tre libra mbi Shqipërinë –
  • Skandal në Maternitetin e Lushjes/ Muret dhe tavani, të mbuluara nga myku dhe lagështia –
  • “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, përkujtohet 35-vjetori i lëvizjes studentore të Dhjetorit ’90 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • I dënuar në Francë për trafik droge, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të shqiptarit (Emri) –
  • Goditet me thikë në kokë 26-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital (Emri) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com