Gjermania gati të ndryshojë ligjin e migracionit, ja kur mund ta marrin shqiptarët nënshtetësinë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania gati të ndryshojë ligjin e migracionit, ja kur mund ta marrin shqiptarët nënshtetësinë

07:54 | 08/09/2022
në Uncategorized
0

Përfaqësues të politikës, biznesit dhe shoqatave joqeveritare diskutuan për rrugët dhe masat e reja për të luftuar mungesën e fuqisë punëtore të kualifikua në Gjermani.

Përfaqësues të qeverisë, biznesit dhe shoqërisë civile biseduan të mërkurën, 7,09.22, në Berlin mundësitë e daljes nga kriza e mungesës së fuqisë punëtore.Sipas ministrit gjerman të punës, Hubertus Heil, SPD, koalicioni aktual tripartiak ka vendosur t’i kundërvihet trendit gjithmonë në rritje të mungesës së fuqisë punëtore me kundërmasa në pesë fusha.

Forcimi i arsimit profesional dhe trajnimeve

Read more

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

Së pari, arsimi: Koalicioni do të forcojë arsimin dual, pra, shkollë dhe punë paralelisht. Projekti i ri synon arsim më të orientuar nga profesionet. Ministrja gjermane e arsimit, Veç kësaj Gjermania do të investojë më shumë në shkolla në mënyrë që arsimi të bëhet në përputhje me kërkesat e kohës. Bettina Stark-Ëatzinger, FDP, tha se edhe shkollat e mesme do të marrin tituj ekselence, sikurse prej disa vitesh praktikohet në Gjermani për shkollat e larta.

Është e rëndësishme që kualifikimi i mesëm të trajtohet sikurse edhe kualifikimi universitar dhe jo në konkurrencë me të.” Na nevojiten të dy në vendin tonë dhe të dy kanë të njëjtin rang.”

Ministri i punës, Heil tha se synimi është që asnjë i ri të mos humbasë orientimin pas shkollës, tha Heil. Flasim për mangësi të fuqisë punëtore, por kemi 50 mijë të rinj që dalin nga shkollat pa diploma, tha Heil.

Së dyti, trajnimet dhe kualifikimet shtesë.  Sipas ministres gjermane të arsimit, Stark-Ëatzinger, së shpejti do të prezantohet edhe një strategji kombëtare e trajnimeve dhe kualifikimeve profesionale.

Rritja e potencialeve të brendshme dhe të jashtme

Së treti, rritja e potencialeve të punës brenda vendit. Kjo nënkupton nga njëra anë, lehtësime për kushtet e punës së grave. Lehtësimet do të jenë tatimore, por edhe lehtësime për kombinim më të mire të jetës profesionale me atë familjare.

Së katërti, drafti parashikon përmirësimin e cilësisë së punës si edhe një kulturë pune më e orientuar nga punëtorët, që do të bëjë  që të punësuarit të jenë të shëndetshëm dhe të motivuar. Kjo është një masë, që vlen sidomos për ato profesione që kanë kushte jo shumë të mira pune, si për shembull sektori I kujdesit geriatrik.

Së pesti, imigracioni I fuqisë punëtore të kualifikuar. Në vjeshtë, qeveria do të ofrojë një draft të ri të ligjit të migracionit. Ai parashikon lehtësime në marrjen e vizitës së punës dhe marrjen e shtetësisë edhe pas tre vjetësh qëndrimi në Gjermani.

Kërcënim për mirëqenien

Sipas një studimi të bërë me porosi të ministrisë së punës del në pah se ekonomia do ta ketë gjithnjë e më të vështirë të gjejë  staf të kualifikuar. Deri në vitin 2026 do të mungojnë 240 000 fuqi punëtore. Shkaku kryesor qëndron në plakjen e popullsisë, por edhe në ndryshimet strukturore të ekonomisë, digjitalizimi, dhe dekarbonizimi, Me fjalë të tjera, ndërsa popullsia plaket dhe më shumë dalin në pension, në shumë vende pune nevojiten më shumë informaticienë. Dhe në industri do të kalohet nga motorat e benzinës tek bateritë. Mungesa e fuqisë punëtore po bëhet kërcënim për mirëqenien, tha minisri Habeck.

Do të zgjasë më shumë derisa të zihet një vend i liruar pune. Ministri gjerman i ekonomisë, Robert Habeck, theksoi se presioni është shumë i madh. „Në bashkëpunim me biznesin, sindikatat dhe politikanët duhet të punojmë që t’i përdorim dhe t’i nxisim potencialet fuqisë punëtore të kualifikuar – të brendshme dhe të jashtme.”

Mangësi stafi të kualifikuar ka në teknologjinë informative, në edukim, shëndetësi dhe hoteleri, por edhe në industrinë e metalit dhe elektroteknikë. Të prekur janë kryesisht profesione, ku dominojnë burrat, si në ndërtim dhe në zejtari.

Kritika ndaj draftit të strategjisë së re

Strategjia e re nuk i ka lënë të gjitha palët të kënaqura. Problemi nuk qëndron te njohja e problemeve, por te zbatimi, tha kryetari i Lidhjes së Nëpunësve, Ulrich Silberbach.

Sipas tij që tani sektorit publik i mungojnë mbi 360 mijë nëpunës, ndërkohë që kemi përpara një valë të re pensionimesh.”

Strategjisë së deritanishme i mungon një qasje bindëse gjithëpërfshirëse dhe strategjike, tha kryetari i Shoqatës së Zejtarëve, Hans Peter Ëollseifer. Ai tha se I mungon busulla.

 

Të Lidhura

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

nga 27
20:43 | 16/03/2026
0

Policia greke ka goditur një tjetër rast të trafikut të drogës pranë kufirit me Shqipërinë, duke sekuestruar mbi 60 kilogramë...

Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

nga 27
20:21 | 16/03/2026
0

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas ka reaguar sërish lidhur me situatën e luftës në Iran dhe...

Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

nga 27
20:09 | 16/03/2026
0

Shqipëria humbet Rey Manaj për ndeshjen e 26 marsit me Poloninë, takim ky i vlefshëm për Play off të Botërorit....

Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

nga 27
19:55 | 16/03/2026
0

Eco Tirana, kompania që ofron shërbimet e menaxhimit të mbetjeve në kryeqytet, ka përjetuar një tjetër riorganizim të rëndësishëm, që...

Para
Vrasja për borxhin/ “Autori ishte i qetë kur e mbyti me litar”, hetuesit: Ja si vdiq biznesmeni shqiptar

Vrasja për borxhin/ "Autori ishte i qetë kur e mbyti me litar", hetuesit: Ja si vdiq biznesmeni shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

20:43 | 16/03/2026
Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

20:21 | 16/03/2026
Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

20:09 | 16/03/2026
Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

19:55 | 16/03/2026
PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

18:53 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –
  • Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –
  • Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –
  • Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –
  • PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –
  • Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –
  • Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com