Ngjarja në Bavari rreth orës 07:00 me orën lokale, ende nuk dihen shkaqet e përplasjes
Tetë persona kanë humbur jetën dhe rreth 150 të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e përplasjes së dy trenave në Gjermani. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Landin e Bavarisë, 60 kilometra në jug lindje të Mynihut. Rezulton se pas përpalsjes së dy trenave njëri prej tyre ka dalë nga binarët dhe për pasojë shumë vagonë janë kthyer përmbys.
“Ky është aksidenti më i rëndë që ka ndodhur ndër vite në këtë rajon dhe shumë helikopterë ambulanca dhe ekipe shpëtimi ndodhen në vendngjarje” ka deklaruar një zëdhënës i policisë gjermane. Ai tha se dy trenat janë përplasur rreth orës 07:00 me orën lokale
Bilanci i viktimave mund të shënojë rritje pasi shumë prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës dhe helikopterë për tju ardhur në ndihmë qytetarve të lënduar. Ndërkoh shkaqet e përplasjes janë ende të paqarta ndërsa mediat vendase raportojë se rrugët përeth vendit të ngjarjes janë bllokuar.