Xhon Kerry: Testi i vërtetë nis tani, nëse palët do të angazhohen të respektojnë marrëveshjen
Liderët botërorë kanë vendosur në Mynih të Gjermanisë, marrëveshjen e armëpushimit në Siri. Marrëveshja do të hyjë në fuqi pas një jave. Ky armëpushim nuk do të vlejë për grupet xhihadiste të shtetit islamik dhe Al-nusran ndërsa armëpushimi vlen për grupet qeveritare dhe forcave rebele kundër tyre.
Gjithashtu fuqitë e mëdha ranë dakord edhe zgjerimin dhe përshpejtimin e dërgesave të ndihmave humanitare në zonat që kanë nëvojë në siri. Vendimi për marrëveshjen e armëpushimit vjen në pak ditë kur ushtria siriane e mbështetur nga sulmet ajrore ruse kanë përparuar në Aleppo kundër rebelëve .
Ndërsa sekretari amerikan i shtetit Xhon Kerry ka deklaruar se ky testi I vërtetë nis tani pasi mbetet për tu parë nëse palët do të angazhohen të respektojnë marrëveshjet.
Në pesë vite lufte në Siri kanë mbetur të vrarë më shumë se 250,000 njerëz.