Gjendje e rëndë nga përmbytjet në Klinë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjendje e rëndë nga përmbytjet në Klinë

17:13 | 23/01/2023
në Shqiperi
0

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Vërshimet e ditëve të fundit kanë lënë shumë dëme edhe në komunën e Klinës si në prona publike ashtu edhe ato private. Familjet dhe bizneset e përmbytura nga uji janë në gjendje të rëndë. E për tu dalë në ndihmë të prekurve, kryetari Zenun Elezaj thotë se nevojitet ndihma e qeverisë.

Familja Imeri në lagjen Dukagjini nga Klina është në gjendje të rëndë, pasi që shtëpia iu vërshua nga uji. Naim Imeri, i cili ka nisur ta pastrojë shtëpinë nga balta, thekson se nuk i ka shpëtuar asgjë. Imeri me pesë anëtarë të familjes që është strehuar te xhaxhai i tij, kërkon ndihmën e komunës dhe qeverisë.

Demet

“Dëmet janë të mëdha, s’kam koment po shihen. Asgjë nuk ka shpëtuar në këtë shtëpi nga orenditë dhe pajisjet shtëpiake. Kjo është gjendje e rëndë. Çka kam pasur ka shkuar dëmë. Jemi strehuar te axha. Kemi qenë në rrezik edhe për jetë, niveli i ujit ka qenë i madh. Të gjitha orenditë i kam gjuajtur, ka qenë një komision për verifikim, çka ndodhë tash nuk e di… Komuna duhet të më bëjë një zgjidhje se nuk kam ku të qëndrojë, nuk kam çka të shtoj më”, tha ai.

Përveç ekonomive familjare, dëme pësuan edhe bizneset në Klinë. Aktim Dushi pronar i fabrikës së mobilieve, thekson se dëmet janë të mëdha në makineri, dhe sipas tij, nëse nuk mund të futen më në funksion këto makina do të falimentojnë.

Niveli i ujit

“Niveli i ujit ka qenë 95 centimetra në punëtori. Sa i përket makinave të punës, e kemi problemin me elektronikë, nuk e dimë se sa është dëmi i tyre dhe a do të mund t’i rikthejmë në gjendjen e mëparshme. Të gjitha makinat kanë qenë në ujë, dhe nëse nuk mundemi me i rikthyer makinat në funksion si biznes edhe do të kapitullojmë. Por, presim mbështetjen e komunës dhe institucioneve”, tha ai. Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj tha për KosovaPress se Klina ka qenë ndër komunat më të dëmtuara në Kosovë nga vërshimet e fundit.

Fondet

Elezaj tha se komuna nuk ka ndonjë fond të veçantë për mbulimin e këtyre dëmeve, por shpreson në ndihmën e qeverisë. Kryetari nuk ka treguar për vlerën e dëmeve në këtë komunë, por thotë se shumë shpejt komuna do të dalë me një raport përfundimtar.

“Ishin nivelet më të larta të vërshimeve në histori që Klina ndonjë herë i ka përjetuar. Lumi Klina këtë herë ka kaluar të dyja anët e rrjedhës dhe ka vërshuar lagjen Dukagjini, Arbëria e shumë e shumë fshatra. Dhe tani po merremi me pasojat e vërshimeve… Vendet më të rrezikuara ishin Ujmiri, Shtarica, Pogragja, ndërsa edhe qyteti i Klinës kësaj radhe ishte më i godituri… Qindra familje janë evakuuar nga shtëpitë, të gjitha këto familje janë vendosur tek të afërmit e tyre me shpresën që brenda dy tre ditëve do të rikthehen në shtëpitë e tyre, por ato shtëpi janë në një gjendje të mjerueshme, mirëpo mundësitë janë të pakta që në këtë stinë dimri të bëhen tharjet e ajrosjet e orendive dhe pajisjeve shtëpiake nëpër shtëpi që i kanë pasur. Megjithatë ne do të kemi shifrën e saktë të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet. Megjithatë, ka edhe familje që kanë kërkuar strehim. Ka për të pasur shtëpi që nuk janë në gjendje për me rifilluar jetën ato familje, por të shohim për këto pas vlerësimeve të sakta nga terreni”, tha ai. Ai tha se nëse niveli qendror nuk i del në ndihmë Klinës, komuna duhet ta eliminojë ndonjë projekt dhe do t’iu dalë në ndihmë qytetarëve.

Ndihmat

“Në këto raste është e vështirë, sepse nuk ka fond të paraparë, veçse nëse lëmë ndonjë projekt pa realizuar. Por, nëse niveli qendror nuk na del ndihmë për çka nuk besoj, ne duhet ta eliminojmë ndonjë projekt dhe do t’iu dalim në ndihmë qytetarëve”, tha ai.

Kryetarit të Klinës, Elezajt nuk i ka mbetur shumë hatri që kryeministri i vendit nuk e vizitoi Klinën, ndonëse theksoi se janë komuna më e prekur nga vërshimet në këto ditë. “Komuna e Klinës ka qenë më e dëmtuara në Kosovës, duke pasur parasysh që i ka 6 lumenj, por ndoshta këshilltarët e tij (kryeministrit) nuk e kanë informuar saktë. Por sidoqoftë për mua është me rëndësi të përqendrohemi se si ta tejkalojmë situatën. Megjithatë, tek ne kanë qenë për vizitë presidentja dhe disa ministra të qeverisë”, tha ai.

Klina, Skenderaj, Mitrovica, Podujeva dhe Istogu janë komunat më të prekura nga vërshimet e ditëve të fundit.

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Dani Alves në burg pa kusht –

Dani Alves transferohet në burgun e sigurisë së lartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…

23:23 | 22/02/2026
Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…

23:21 | 22/02/2026
Zgjedhja e Presiden

Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së –

23:07 | 22/02/2026
Zgjedhja e Presiden

Zgjedhja e Presiden

23:05 | 22/02/2026
Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës –

Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës –

22:17 | 22/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…
  • Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…
  • Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së –
  • Zgjedhja e Presiden
  • Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës –
  • Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…
  • Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com