Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kuçovë, ku një 71 vjeçar është gjendur pa shenja jete nga bashkëshortja e tij. Sipas informacionit paraprak të policisë dyshohet se i moshuari është vetëvarur.
Njoftimi i policisë
Kuçovë/ Informacion paraprak
Më datë 26.02.2024, rreth orës 13:15, në fshatin Perondi, Kuçovë është gjetur nga bashkëshortja pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur shtetasi H. B., 71 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.