Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e së martës në breg të detit në Vlorë. Viktima është gjetur në zonën e Lungomares.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por priten të zbardhen në vijim.









