Një granatë e pashpërthyer është gjendur në anë të rrugës Lezhë-Manati nga punonjësit e një firme që mirëmban këtë segment rrugor.
Këta të fundit kanë njoftuar autoritetet lokale. Pritet mbërritja e tyre për të bërë të mundur largimin e granatës nga rruga.
Gjithashtu do të nisë hetimi për të zbuluar se si ka përfunduar në atë aks rrugor.