Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, në vendin e quajtur “Fushë Pal”, ku një i moshuar është gjetur pa shenja jete. Mësohet se trupi i 76-vjeçarit i identifikuar si H.K, është gjetur në fshatin Çukë, në afërsi të një stani. Ndërkaq dyshohet se i moshuari ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
“Sot, në vendin e quajtur “Fushë Pal”, në fshatin Çukë, në afërsi të një stani, është gjetur pa shenja jete, shtetasi H. K., rreth 76 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.”-njofton policia.