Është gjetur e pajetë në anë të lumit Shkumbin një 48-vjeçare e identifikuar si Nexhmije Hasani, në afërsi të fshatit Mirakë, në Librazhd.
Nga informacionet paraprake dyshohet se gruaja është vetëmbytur.
Nga këqyrja paraprake e kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.