Në brigjet e bregdetit të Radhimës është gjetur sot e ngordhur breshka detare e llojit Chelonia mydas. Një breshkë kjo shumë e rrallë për brigjet tona.
Breshka dyshohet të ketë ngordhur nga përplasja me një mjet motorik, e cila ka shkaktuar hematoma në pjesën e kokës dhe karapaksit.
Breshkës iu morën të dhënat dhe ju plotësua formulari përkatës. Kanë qenë dy turistë gjermanë të cilët njoftuan për praninë e breshkës në breg.