Gjata fshin18 firma për Caushajn, i jep 800 MLN lekë të Anatomisë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjata fshin18 firma për Caushajn, i jep 800 MLN lekë të Anatomisë –

14:19 | 27/02/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Sikur Godina e Anatomisë në Fakultetin e Mjekësisë t’i kthehej Kishës Katolike, të cilës i përkiste si pronë para ardhjes së regjimit komunist, rektori Arben Gjata nuk do të kishte mundësi të firmoste një tender të dyshimtë me vlerë mbi 800 milionë lekë. Me kaq rikonstruksione dhe harxhime që ka marrë godina dekadën e fundit mund të ishte bërë një auditor i ri dhe i përshtatshëm për studentët. Pse duhet një rikonstruksion i ri?

Objekti është ndërtuar në vitin 1932, njëkohësisht me “Spitalin Ushtarak Italian” në Tiranë. Funksioni i parë i objektit ka qenë Kishë e ritit Katolik për ceremonitë mortore. Në vitin 1952 është përshtatur në funksion të Fakultetit të Mjekësisë dhe në vitin 1974 i është bërë shtesë kati. Rikonstruksioni i fundit i godinës është bërë në vitin 2010.

Në vitin 2019, Universiteti i Mjekësisë, qenka dëmtuar nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019! Gjatë Dhjetorit të 2019 janë bërë vlerësime dhe lëshuar akt konstatime nga Instituti i Ndërtimit, nga të cilat rezulton se Godina e Fakultetit të Farmacisë dhe Shëndetit Publik dhe Bibliotekës, Godina e Fakultetit të Anatomisë si dhe Salla e Leksioneve te Godina e Paraklinikut kanë pësuar dëmtime dhe kanë nevojë për ndërhyrje në mënyrë që të normalizohet procesi i mësimdhënies.

Në katin përdhe të objektit ndodhet salla e leksioneve, ambiente në funksion të administratës dhe nukle sanitare. Në katin e parë pozicionohen një sallë leksionesh, laboratorë, ambiente administrative dhe nukli i nyjeve sanitare.

Projekti që është tenderuar ka një gjë pozitive sepse risjell pamjen tradicionale të objektit fillestar. Vlera historike e godinës është se ajo u ndërtua si kishë.

Po ta shohësh godinën nuk duket në gjendje të keqe, madje rikonstruksioni i saj duhej bërë në konsultim me Institutin e Monumenteve të Kulturës.

Nga ana tjetër nuk duhet të kishte nxitim, pasi janë me qindra familje në kryeqytet që jetojnë me bonus qiraje dhe pallatet e tyre kanë mbetur peng i “projekteve të Rindërtimit” të Erion Veliajt.

Megjithatë, kjo kastë zyrtarësh nuk ka ndjeshmëri për qytetarët, por i kushton rëndësi fasadës dhe nga pas bën ndarjen e parasë publike përmes tenderave me shkelje dhe shpërdorime. I tillë është prokurimi me objekt  “Rikonstruksioni i godinës se anatomisë” me fond limit mbi 800 milionë lekë, i firmosur nga rektori Arben Gjata.

Gara për këtë tender është hapur në 21 dhjetor 2023 dhe është mbyllur më datë 8 janar 2024. Në të njëjtën datë është shpallur edhe fituesi.

Stafi i Gjatës punoi shpejt e shpejt dhe e gjeti fituesin pasi eliminoi konkurrencën dhe la mbi tryezën e rektorit vetëm zarfin me ofertën e një kompanie. Megjithëse kanë paraqitur interes 19 kompani, ku 9 prej të cilave kishin ofertë më të lirë se kompania fituese, procedura ka vazhduar me një operator. Nëse Gjata nuk do të ishte i fiksuar që t’ia jepte këtë fond bashkimit të operatorëve “L.T.E CONSTRUCTION” shpk – “C O L O M B O” shpk, buxhetit të shtetit do t’i kurseheshin minimumi 160 milionë lekë. Pasi ofertat e tjera ishin tek vlera rreth 500 milionë lekë.

Komisioni i Gjatës gjeti vërejtje për 18 ofertat e tjera dhe i skualifikoi të gjitha qysh në fazën e parë. Prandaj brenda pak orësh u mbyll gara dhe u shpall fituesi. A e lejon ligji ta anulojë procedurën dhe ta rishpallë tenderin për oferta më të përshtatshme dhe kompanive t’u jepet koha për të rregulluar shkresat e kërkuara sipas dokumenteve standarde të tenderit? Po. Logjika të çon tek konkluzioni se përfundimi dhe rezultati i tenderit është paravendosur dhe paracaktuar bashkë me fituesin.

Për këtë, ky tender mban ‘Flamurin e Kuq’, përmes të cilit monitoruesi Open Data Albania tregon se procedura ka risk korrupsioni.

Plani ka qenë i mirëmenduar për të përfituar këtë fond, sepse diku në raportin e prezantimit tregohej që kjo godinë nuk ka pësuar dëme nga lëkundjet sizmike të tërmetit.

“Në godinën e Anatomisë lidhur me dëmtimet e impianteve mekanike, nga vizita dhe vrojtimi paraprak rezulton se nga lëkundjet sizmike të tërmetit nuk është shkaktuar dëm. Nga vlerësimi teknik paraprak i impianteve ekzistuese, konstatojmë se impianti i mbrojtjes ndaj zjarrit, Impianti i furnizimit me ujë të ftohtë/të ngrohtë, Impianti i shkarkimit të ujërave të zeza dhe të shiut, Impiantet H.V.A.C janë të degraduara, të papërshtatshme për ambientet ku janë instaluar dhe nuk kryejnë funksionin përkatëse”, thuhet në dokumentin  e publikuar në vitin 2020.

Pronari dhe administratori i firmës fituese të tenderit “L.T.E CONSTRUCTION” shpk është Artur Caushaj që njihet shumë në Tiranë, për shkak të tenderëve pa garë të firmosur nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Nga ana tjetër, edhe rektori Gjata nuk është një engjëll. Kujtojmë se Gjata, në kohën kur u lidh koncesioni i Sterilizimit, më dhjetor të vitit 2015 ka pasur detyrën e anëtarit të komisionit të koncesionit. Ai është person nën masën “detyrim për paraqitje” dhe është marrë në pyetje për skandalin më të madh të shëndetësisë, që ka përfshirë biznesmenë, ministra, drejtorë dhe zyrtarë të tjerë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Read more

Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale” –

Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH –

Shkelje të rënda higjienike! –

E rëndë në Elbasan! Zetori përmbyset gjatë punës, humb jetën 63-vjeçari –

Të Lidhura

nga 27
17:39 | 17/03/2026
0

Sali Berisha paralajmëroi se nuk do të heqë të ashtuquajturin “neni Basha”, nga Statuti i PD,  ndërsa konfirmoi se do...

Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH –

Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH –

nga 27
16:53 | 17/03/2026
0

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, është dërguar zyrtarisht për gjykim, pasi akuzohet për shkelje të barazisë në tendera....

Shkelje të rënda higjienike! –

Shkelje të rënda higjienike! –

nga 27
15:55 | 17/03/2026
0

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), në vijim të transparencës dhe informimit të publikut, bën me dije se trupat inspektuese të...

Gruaja humbi jetën në maternitet, burri i saj ndodhej në burg –

E rëndë në Elbasan! Zetori përmbyset gjatë punës, humb jetën 63-vjeçari –

nga 27
15:17 | 17/03/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Grekan të Elbasanit, ku një person ka humbur jetën...

Para
Gjata fshin18 firma për Caushajn, i jep 800 MLN lekë të Anatomisë –

Arben Gjata fshin 18 firma për Artur Caushajn, i jep 800 MLN lekë të godinës së Anatomisë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale” –

Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale” –

17:39 | 17/03/2026
Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH –

Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH –

16:53 | 17/03/2026
Shkelje të rënda higjienike! –

Shkelje të rënda higjienike! –

15:55 | 17/03/2026
Gruaja humbi jetën në maternitet, burri i saj ndodhej në burg –

E rëndë në Elbasan! Zetori përmbyset gjatë punës, humb jetën 63-vjeçari –

15:17 | 17/03/2026
24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia –

14:55 | 17/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale” –
  • Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH –
  • Shkelje të rënda higjienike! –
  • E rëndë në Elbasan! Zetori përmbyset gjatë punës, humb jetën 63-vjeçari –
  • 24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia –
  • Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale” –
  • Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com