”Gjaku i mbesës u mbulua me dollarë amerikanë”, gjyshërit e 5-vjeçares së vrarë kërkojnë drejtësi: Shteti ka vdekur! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

”Gjaku i mbesës u mbulua me dollarë amerikanë”, gjyshërit e 5-vjeçares së vrarë kërkojnë drejtësi: Shteti ka vdekur!

12:44 | 19/09/2018
në Shqiperi
0

Azmi dhe Lumturie Metohu kërkojnë drejtësi për aksidentin e ndodhur në muajin qershor në Kurjan të Roskovecit, me pasojë vdekjen e mbesës së tyre 5-vjeçare.

Ata shprehen  në studion e lajmeve të Fax News me gazetaren Armela Ferko se janë të zhgënjyer nga shteti, dhe se janë manipuluar të gjitha provat e ekspertizës së aksidentit të mbesës së tyre.

Sot ata janë nisur drejt Tiranës me shpresën e vetme, që të paktën Prokuroria ne Përgjithshme do të ketë një hetim të pavarur për aksidentin, ndryshe nga ajo në Fier që ka marrë para.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Gjyshërit thonë se personi që ka aksidentuar për vdekje mbesën e tyre ka qenë i dehur në momentin e përplasjes, dhe çështja është mbyllur me dollarët që ai ka sjellë prej SHBA-ve, ku ishte vendosur prej tre vitesh.

‘’Jemi të zhgënjyer nga Prokuroria e Rrethit Fier. Na është bërë një padrejtësi e madhe, dhe tashmë nuk na presin  më në prokurori. Mungon procesverbali i kqyrjes së automjetit, mungon deklarimi i personave që kanë qenë dëshmitarë. Ne nuk na intereson burgu i atij personi.

Ne duam që të ketë drejtësi dhe rasti jonë të mos përsëritet te fëmijë të tjerë. Ne jemi betuar mbi varrin e mbesës që sa të kemi frymë do të kërkojmë drejtësinë. Familjarët e drejtuesit të mjetit na kanë ardhur në banesë, i kam pritur, dhe u kam thënë se unë nuk do të marr hak. I kam pranuar në shtëpi dhe në varrim.

Për kë të vuaj më parë unë, për mbesën që e varrosëm, apo për djalin që vuan kur i kalon krimineli te këmbët thotë që do e vrasë, të bëhemi dhe ne vrasës si ai i them? Shteti merr ekspertë privat, pse ka vdekur shteti që duhet të merret privat? Është hedhur lëkë, është hedhur para, ai që bëri aksidentin jetonte në Amerikë, dhe dollari mbuloi gjakun e vajzës.

Ne kemi bërë një kërkesë për protestë në Policinë e Fierit, dhe do ta vazhdojmë derisa të dalë e vërteta. Vajza ishte në derën e lokalit dhe te vijat e bardha, ndërsa makina ka qenë me shpejtësi shumë të madhe, jo 20 kilometra sa thuhet në ekspertizën e prokurorisë.

Kërkoj përmes emisionit tuaj që të ketë ekspertë nga Tirana dhe një përfaqësues nga prokuroria e përgjithshme, dhe të bëhet riekspertiza e këtij aksidenti. 

Eksperti rrugor Ilir Balliu në bashkëpunim me prokurorin Hysen kanë vendosur të marrin ekspert privat Artur Sulçen, që për mua i ka bërë këto letra nga tavolina e rakisë. Jemi shumë të ofenduar nga shteti, pasi na e vranë mbesën për herë të dytë. U vra një fëmijë i pafajshëm, nuk u vra një zog”, shprehen dy gjyshërit në studion e Fax News.

Etiketa: azmi metohudrejtësigjyshLumturie Metohumbese

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Dje ndodhi kataklizmoja. U ndërpre sinjali televiziv. Njerëzit u bënë si të tërbuar…

Mos e prek teatrin he të shitoftë zana!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com