Gent Ibrahimi: Vetting-u në disa raste ka goditur prokurorë dhe gjyqtarë të ndershëm (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gent Ibrahimi: Vetting-u në disa raste ka goditur prokurorë dhe gjyqtarë të ndershëm (film)

15:00 | 24/06/2020
në Kryesore
0

Gent Ibrahimi, kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kur kanë kaluar 4 vjet nga miratimi i reformës në drejtësi thotë se, vonesat në ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë kanë ardhur për shkak  të procesit të vetingut.

Sipas tij, shumëçka ka ndodhur por ka ndodhur më pak se sa pritje dhe kjo për arsyen kryesore se nuk ishin marrë parasyh vështirësitë që do të haseshin në procesin e vetingut. Z. Ibrahimi thotë se, procesi mund të përshpejtohet pasi deri tani nuk ka pasur ritmin që të gjithë  kanë pritur.

“Është e vërtetë që nuk ka pasur ritmet e pritura nga të gjithë. Konsolidimi i institucioneve të vetingut është mënyra për të përshpejtuar. Në këto vite kanë fituar ekspertizën e duhur. Shtimi i kapacitet njerëzore në veting është një mënyrë që duhet eksploruar”, tha kreu i KLP-së.

Read more

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen –

Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve –

Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli –

Po ruanin të armatosur me kallashnikovë 1 ton drogë, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë –

Në një kohë kur mungon ende ngritje e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Ibrahimi thotë se KLP ka një rol dytësor pasi ngritja e këtij institucioni është më shumë në dorë të SPAK. Ai thotë se, në mesin e muajit të ardhshëm pritet të përzgjidhet drejtori i BKH-së dhe më pas të nisë procesi për përzgjedhjen e 60 oficerëve të policisë që do të përbëjnë këtë institucion.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka rol episodik, është vetë SPAK që ka rolin kryesor për krijimin e BKH. Procesi fillon me emërimin e kreut që është kompetencë e KLP. Na paraqitet vetëm një kandidaturë nga vetë SPAK dhe kemi të drejtë ta miratojmë ose refuzojmë atë. Sot që flasim janë 4 kandidatë që janë në procesi ne vetingut. Në mesin e korrikut do të kemi kandidatin e përzgjedhur prej tyre. Kemi të drejtë ta kthejmë, por mundësitë tona që ta kthejmë janë të kufizuara. Mund të them se përpara fundit të këtij viti do ta kemi BKH në punë”, tha ai.

Për punën e SPAK deri tani, Ibrahimi tha se, nuk ka pasur rezultatet e pritura por duhet pritur pasi ende prokurorët nuk e kanë infrastrukturën e duhur ndërkohë që janë emëruar deri tani 12 nga 15 anëtarë.

“Ka më pak se 6 muaj. Çdo strukturë e re që krijohet ka nevojë për besimin e opinionit publik. Në thelb mendoj se SPAK ende nuk mund të gjykohet për performancën. Ka ende shumë detyrime që rëndojnë mbi Kuvendin”, u shpreh kreu i KLP-së.

Pavarësisht problemeve të shumta, Gent Ibrahimi thotë se, beson në mënyrë fanatike tek arkitektura e sistemit të drejtësisë duke e cilësuar një nga më të mirat në Evropë.

Lidhur me procesin e vetingut, Ibrahimi shprehur rezerva për interpretimin që i është bërë Kushtetutës, pavarësisht se tha se ka vlerësim për të lartë për organet e vetingut.

“Kushtetuta thotë se, një magjistrat nuk e kalon vetingun nëse ka një pasur dy herë më të madhe se sa ajo që mund të justifikoi me dokumente. Nëse unë do të duhej të kisha 100 milionë dhe kam 199 do të duhej ta kaloja ventingun. Organet e vetingut janë përgjegjëse për interpretimin e kësaj pjese të kushtetutës. Ata nuk e kanë interpretuar kështu. Procesi i vetingut është i rregulluar në mënyrë të imët procedurale. Kam një vlerësim shumë të lartë për organet e vetingut, për atë që kanë bërë edhe pse efekt anësor i punës së tyre ka qenë interpretimi tepër strikt i Kushtetutës, pasi ata janë shqiptarë që arrijnë të dënojnë shqiptarë. Të arrish të largosh gjysmën e gjyqtarëve dhe prokurorëve është një gjë a madhe dhe kanë fitur një standard të ri”, u shpreh Ibrahimi.

Duke u ndalur tek raste konkrete, kreu i KLP-së tha se vetingu ka goditur dhe persona që deri dje ishin simbol i integritetit. Ai përmendi këtu rastin e largimit të prokurores, Antoneta Sevdari.

“Ajo që më vjen keq për organet e vetingut është se në disa raste kanë goditur persona që kurrsesi nuk kanë gjë të përbashkët me korrupsionin dhe abuzimin. Ka shkarkuar simbole të integritet në radhët e magjistratëve. Antoneta Sevdari është një nga ato”, u ndal Ibrahimi.

Për kreun e KLP-së është katastrofike që sot vendi është pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë. “I jemi futur një rruge që është e mundimshme dhe që ka kosto. Reforma në drejtësi është e pamundur që të mos japë rezultate”, përfundoi ai.

Etiketa: Gent IbrahimiKëshilli i Lartë i Prokurorisëkryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisëmiratimi i reformës në drejtësi

Të Lidhura

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen –

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen –

nga 27
16:33 | 24/02/2026
0

Disa ditë pasi policia norvegjeze nisi një hetim për korrupsion të lidhur me dosjet e Epstein dhe kontrolloi pronat e...

Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve –

Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve –

nga 27
16:21 | 24/02/2026
0

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndryshuar vendimin e Shkallës së Parë dhe ka...

Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli –

Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli –

nga 27
15:55 | 24/02/2026
0

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Nertina...

Iku me kasafortë në rrugë, shqiptari përleshet me policët spanjolle –

Po ruanin të armatosur me kallashnikovë 1 ton drogë, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë –

nga 27
15:27 | 24/02/2026
0

Policia Kombëtare e Spanjës ka arrestuar 2 shqiptarë si pjesë e operacionit “LUX”, pasi ka gjetur më shumë se 1000...

Para
Koronavirusi – jam. Mos u tremb!

Konfirmohen 67 raste pozitive me koronavirus brenda 24 orëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen –

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen –

16:33 | 24/02/2026
Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve –

Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve –

16:21 | 24/02/2026
Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli –

Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli –

15:55 | 24/02/2026
Iku me kasafortë në rrugë, shqiptari përleshet me policët spanjolle –

Po ruanin të armatosur me kallashnikovë 1 ton drogë, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë –

15:27 | 24/02/2026
Dënohet 11 vjet burg kunati i Rezart Taçit –

Do pastronte 18.3 mln euro të mafies italiane, SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi –

15:11 | 24/02/2026

Më Të Lexuarat

  • U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen –
  • Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve –
  • Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli –
  • Po ruanin të armatosur me kallashnikovë 1 ton drogë, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë –
  • Do pastronte 18.3 mln euro të mafies italiane, SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi –
  • Do pastronte 18.3 mln euro të mafies italiane, SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen –
  • Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com