Gazetari Xhaxhiu: Ja emri i deputetit që ka 1.8 milionë euro pasuri dhe merr ndihmë ekonomike – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazetari Xhaxhiu: Ja emri i deputetit që ka 1.8 milionë euro pasuri dhe merr ndihmë ekonomike

21:00 | 29/05/2018
në Shqiperi
0

Në emisionin e mëngjesit të Xhaxhiut në “Fax News” sot ishte i ftuar pedagogu Erion Kristo për të diskutuar në lidhje me ngjarjet dhe fenomenet negative që po ndodhin në vendin tonë, ku ai mbetet një nga zërat kryesorë që ngreh problemet e shoqërisë.

Sipas tij problematik është dhe brezi që po rritet në Shqipëri, ku mjafton të shikosh se si mblidhen në grupe për të vrarë njëri-tjetrin për të kuptuar situatën alarmante.

Ndërsa shprehu mendimin e tij për tema të ndryshme ai foli edhe për drejtësinë që sipas tij vepron me dy standarte, duke risjellë në vëmendje rastin e kuksianëve, të cilët protestuan për një të drejtë bazike dhe u futën në burg. Kristo iu referua edhe vetingut, si një sistem që synon që të pastrojë drejtësinë shqiptare.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Por, ai edhe këtu është shumë skeptik, pasi deklaroi se nuk është bërë një analizë për të gjetur shkaqet e vërteta se ku ka çaluar sistemi, duke shtuar se do kishte preferuar që edhe ata të vetingut të kontrolloheshin nga dikush. Një problem tjetër sipas tij është vonesa e madhe e procesit, ndërkohë që shoqëria shqiptare pret me padurim drejtësi.

“Vetingun e mendoja që do të ishte një proces, për të cilin shoqëria shqiptare ka dhënë shumë para që të sillte drejtësi, por unë do doja që puna e tyre të kontrollohej. Gjykatësit hiqen nga puna se nuk justifikohen lekët, por unë do doja të analizohej sistemi i drejtësisë, ku çalon puna, por kjo s’po del. Dhe tjetra se sa ngadalë e kanë marrë, ndërkohë që ne shqiptarët presim dita-ditës drejtësinë…”, deklaroi ai Kristo.

I ngacmuar nga Xhaxhiu për pasurinë prej 150 milionë eurove, të 140 deputetëve të Kuvendit të bëra publike nga “Open Data Albania”, Erion Kristo deklaroi që shumë prej tyre nuk e dinë se pse janë aty, duke nënvizuar që ka edhe të ndershëm. Por, një pjesë sipas tij janë kthyer në hajdutë që ai i krahasoi me “xhepistët”.

Xhaxhiu: Pasuria e deputetëve, 150 milionë euro pasuri. 360 shtëpi, Adnor Shameti i PS, 27 shtëpi, Astrit Veliaj i PD, 27 shtëpi, Tom Doshi 15, por jo vetëm kaq, ka deputetë që paguhen me ndihmë ekonomike; Fate Velaj, deputet i PS, pasuria 1.8 milionë euro dhe merr ndihmë ekonomike, Nard Ndoka, merr ndihmë, 900 mijë euro pasuri ka deklaruar….

Kristo: Po çfarë të them… ka dhe deputetë që nuk vjedhin dhe nuk janë të korruptuar, ka edhe nga ata që nuk e dinë pse janë aty, një deputet në shumë raste bën një vrimë në ujë, kjo marrja e lekëve apo falsifikimi i ligjit për të marrë ato dieta të qelbëta, është katastrofë…

I pyetur nëse kaq meritojmë ne si popull, shpesh edhe siç thuhet nga vetë shqiptarët, ai u shpreh se asnjë popull nuk e meriton të dhunohet apo të vidhet, por këtë nuk e kanë pësuar vetëm shqiptarët. Ai iu referua rasteve të tjera, kur popuj shumë të emancipuar kanë rënë pre e diktatorëve, si në Spanjë, Rusi, Gjermani, apo edhe Itali, por edhe Greqia me luftën civile.

“Asnjë popull nuk e meriton të dhunohet, grekët hanin dorën në kohën e diktaturës, çdo popull mund të shtypet. Asnjë popull nuk meriton të vidhet, fajin kryesorë e ka elita politike hajdute, ka pjesën e vet edhe elita intelektuale që sheh menderen e vet, edhe çdo njeri që na shikon ka pjesën e vet që nuk i bie problemit, por komshiut”, tha Kristo.

Gjatë emisionit pati telefonata të shumta dhe mesazhe nga publiku që shprehnin shqetësimet e tyre, mllefin për mënyrën si po drejtohet vendi, ndërsa njëri prej tyre, i cili bëri të ditur se ishte votues PS-së deklaroi se është i kënaqur që kryeministri e ka në dorë i vetëm timonin, kurse pedagogu iu përgjigj që e rëndësishme është se ku po na çon, duke theksuar se Rama ka gjithçka në dorë në vend, të gjitha pushtetet.

Ai u shpreh se nuk kritikon qeverinë, por qeverisjen, pavarësisht se kush janë. Duke iu referuar një ndërhyrje të një qytetari, i cili tha që e vetmja zgjidhje është ikja nga vendi, por as në Europë nuk të mban askush, pasi kryeministri bën thirrje që ti kthejnë përsëri, Erion Kristo ndër të tjera, shtoi se ndryshimi duhet filluar që tek mënyra se si rrisim fëmijët tanë.

“Duhet t’i edukojmë me ndjenjën e përgjegjësisë”, theksoi ai.

“ Dy deputetët pasuri miliona euro, por marrin ndihmë ekonomike”, Kristo-Xhaxhiut: Ça të them? Ka nga ata që…

Etiketa: Erion Kristofate velajFax NewsmendereNard Ndokandihme ekonomikeOpen Data AlbaniaRezear Xhaxhiu

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Kosova na jep leksion në vëllazëroren (film)

Kosova na jep leksion në vëllazëroren (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com