Gazetari tregon 51 arsyet e largimit drejt Amerikës: Mos më thoni që s’janë të vërteta – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazetari tregon 51 arsyet e largimit drejt Amerikës: Mos më thoni që s’janë të vërteta

10:41 | 04/09/2018
në Shqiperi
0

Nga Flamur Vezaj

Ika, sepse nuk kisha siguri për vete e familjen!

Ika, sepse nuk kisha siguri në punë!

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Ika, sepse nuk paguhesha sa duhet!

Ika, sepse nuk merrja rrogën në kohë!

Ika, se unë duhet të isha 24 orë në gadishmëri e pronarin nuk guxoje ta pyesje pse vononte rrogën!

Ika, sepse larg qoftë një sëmundje në familje duhet të merrje kredi në bankë për shpenzimet!

Ika, sepse shteti nuk të ofronte siguri e ndodhte që shtetarët të “shisnin” te kriminelët”!

Ika, sepse kërcënimet i zgjidhja privatisht dhe i lodha familjen e miqtë!

Ika, sepse të shpallurit në kërkim i gjejnë më shpesh vrasësit e jo policia!

Ika, sepse edhe po të ndodhte diçka në krye të detyrës pas tre ditë asnjë nuk kujtohet për ty!

Ika, sepse nuk doja të bëhesha “mercenar” i partive dhe kriminelëve!

Ika, sepse drejtësinë duhet ta paguash që ta gëzosh!

Ika, se po të kritikoje qeverinë (ministrinë përkatëse) ta heqin nusen nga puna!

Ika, sepse sa herë ndërrohej drejtori institucionit duhej me shku me i gjet’ mik që mos të heqin nusen nga puna!

Ika, sepse në administratë promovohen militantët dhe jo specialistët!

Ika, sepse krimineli është me i respektuar para ligjit se qytetari i thjesht!

Ika, sepse fëmijët e hajdutëve të pronës publike fshijnë djersën me 500 eurosha!

Ika, sepse arsimi është shkatërruar, është bërë mësues edhe një me diplomë të blerë e drejtor ai që është dënuar për shitje diplomash!

Ika, sepse duhej të fusje mik për të fut fëmijët në kopsht!

Ika, sepse që në kopsht duhet të bleje dyshek, jastek, jorgan e mbulesa e më pas letra higjienike e sende tjera çdo muaj!

Ika, sepse duhet të paguaj nën dorë që edukatorja (me pagë qesharake) t’i ndërronte fëmijët në kohë që mos të ftoheshin!

Ika, sepse duhet të prisje në radhë që të bleje librat e fëmijës!

Ika, sepse fëmija në shkollë nuk bënte pushim të gjatë, se s’kishte ambiente!

Ika, sepse fëmija nuk merrte dijen e duhur, se mësuesja kishte 38 nxënës!

Ika, sepse çdo muaj duhet të furnizoja klasën e fëmijës me letra A4 e sende tjera të nevojshme që shkolla nuk ia siguronte!

Ika, sepse në çdo dimër fëmija duhej të vishej edhe në klasë me rroba të trasha, se vinte i plevitosur nga shkolla!

Ika, sepse fëmija ngrohej me frymëmarrjen e shokëve e shoqeve në klasë!

Ika, sepse nuk kisha mundësi si politikanet apo ata që janë pranë tyre të shkolloj fëmijët jashtë!

Ika, sepse shëndetësinë e ka marrë lumi!

Ika, sepse shteti nuk të jep shpresa për shërimin e një të sëmuri apo një fëmije që ka nevojë!

Ika, sepse diagnostifokohesh në spitale si private e shtetërore me sëmundje që nuk i ke!

Ika, sepse në spitale çdo gjë duhet blerë e paguar!

Ika, sepse në urgjencën e pediatrisë duhet të presësh mbi një orë për të vizituar fëmijën me temperaturë!

Ika, sepse në spitale private ke vetëm shërbimin e hotelerisë dhe do ta paguash si hotel me 5 yje për një natë e nuk ke ku të ngrohesh qumështin!

Ika, sepse merr gjobë nga policia pa të ndaluar ndonjëherë e pa kryer shkelje!

Ika, se më shumë dënohesh për rrip sigurimi se sa për shkelje semafori!

Ika, sepse kriminelët kane dalë nga strofulla dhe janë përzier me politikanët e shtetarët!

Ika, sepse vrasjet tashmë janë bërë statistikë dhe jo problem për parandalimin e tyre apo gjetjen e autorëve!

Ika, sepse mungon çdo shërbim social!

Ika, sepse ushqimet që blen nuk i kontrollon njeri!

Ika, sepse edhe studentët e Mjeksisë po i marrin provimet me para!

Ika, sepse për një gërvishtje makine vritesh!

Ika, sepse edhe ujin e pijshem nuk e ke të garantuar dhe duhet blerë më shtrenjtë nga të gjithë vende e rajonit!

Ika, sepse fatura e dritave të vjen në bazë të tekave të faturistit!

Ika, sepse për të paguar një pastruese për shkallen duhet të zihesh me fqinjët!

Ika, sepse kompanitë celulare të vjedhin çdo ditë dhe asnjë nuk e çan kokën!

Ika, sepse për parkingun duhet të paguash e po ta vodhën makinën nuk ta gjen njeri!

Ika, sepse fushat sportive dhe parqet quhen ambiente në zhdukje!

Ika, sepse politikanët nuk japin llogari, por kërkojnë nga qytetarët, kur ankohen!

Ika, sepse asnjë politikan nuk përfundoi në burg për korrupsion e vjedhje të pronës publike apo edhe për shkatërrimin e Shqipërisë!

Ika, sepse u lodha nga gara e pacipë e politikaneve se kush e kush ta rrënojë më shumë këtë vend… etj etj etj.
P.S. Mos më thoni që nuk janë të vërteta të gjithë këto! E që mendoj se jane arsyet që edhe shumë shqiptar si puna ime janë larguar e po presin mundësinë e largimit nga vendi, për fat të keq!!!

Etiketa: AmerikëFlamur Vezaj

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Pat ikur mësuesi im në Turqi, unë abetaren e laga me lot…

Pat ikur mësuesi im në Turqi, unë abetaren e laga me lot...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com