Gazeta holandeze shkrim të ashpër për ambasadoren shqiptare: Mohon raportin që sugjeron rikthimin e vizave – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazeta holandeze shkrim të ashpër për ambasadoren shqiptare: Mohon raportin që sugjeron rikthimin e vizave

23:36 | 24/08/2017
në Shqiperi
0

Gazeta holandeze, “De Telegraaf” i ka kushtuar sot një shkrim të ashpër intervistës së Ambasadores së Shqipërisë në Holandë, ku ajo mohoi ekzistencën e raportit që sugjeron rikthimin e vizave për Shqiptarët.

“Pak kontekst: Gazeta “De Telegraaf” është një gazetë me 1 milion lexues në ditë, me rreth 250 gazetarë fikse të punësuar në Amsterdam. Unë kam filluar të punoj si gazetar freelance në fillim të këtij viti për “De Telegraaf”, dhe për ketë arsye njeh mirë punën e tyre. Dua të theksoj që karakterizimi që ambasadorja Sakiqi ka bërë për ketë media është komplet i pavend. Për ketë arsye ju ftoj të lexoni lajmin e botuar nga kolegu im holandez, që u botua sot në faqet kryesorë të gazetës”, shkruan gazetari i njohur shqiptar në Holandë, Vincent Triest.

Shkrimi i plotë:

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

MOHOHET RAPORTI PËR KRIMINELË SHQIPTARË; AMBASADORJA FSHEH PROBLEMET NË PROGRAMIN TELEVIZIV

Ambasadorja e Shqipërisë në Hagë ka gjetur një mënyrë kreative për të fshehur problemet që krijohen nga krimi i organizuar nga vendi i saj në Holandë. Në një program televiziv shumë të shikuar ajo mohoi ekzistencën e një raporti tejet të fortë nga Policia dhe Prokuroria e Amsterdamit dhe Roterdamit.

Për shkak të konkluzioneve në raport, policia dhe prokuroria holandezë kërkuan të rivendoset regjimi i vizave për shqiptarët. Kjo do të parandalonte vendosjen e kollajshme të krimit shqiptar në Holandë.

Në një edicion informativ, ambasadorja Adia Sakiqi u shpreh: “Ky është një shkrim në një gazetë sensacionale, për të cilën gazetari ka patur një bisedë të shkurtër me një njeri që punon tek policia.”

Por, në të vërtetë, dy gazetarë të ‘Telegraaf’ komunikuan me një oficer të lartë të Policisë si dhe një prokuror. Kjo bisedë ndodhi pasi rrodhën 40 faqe të raportit për krimin e organizuar shqiptar. Ambasadorja foli për ketë çështje dy herë gjatë ditëve të fundit me gazetarët e ‘Telegraaf’.

Sakiqi gjithashtu pretendon se ka zhvilluar një bisedë me koordinatoren për zgjerim në BE, tek Ministria e Jashtme Holandeze. Sipas Sakiqit, ajo i kishte thënë që mos ta merrte aq seriozisht lajmin për raportin. Por, Ministria e Jashtme Holandeze nuk e përfshin veten në ketë pretendim. “Këto janë fjalë që nuk i kemi thënë”, reagoi një zëdhënës i ministrisë së Jashtme.

Adia Sakiqi tha edhe më shumë marrëzira. Ajo deklaroi se Policia dha thjesht një përshkrim për punën e tyre, pas arrestimit të një vrasësi shqiptar, para dy javësh. Por, raporti për shqiptarët është botuar para arrestimit.

Ambasadorja provoi në edicionin informativ që të hiqte vëmendjen nga problemi i krimit shqiptar, duke thënë që Amsterdami është një qytet ku turistët vijnë vetëm për drogën dhe për prostitutat.

Konkluzionet e forta që u morën në ketë raport të Policisë: në tregun holandez të drogës dhe të prostitucionit, kriminelët shqiptarë luajnë një rol parësor.

Shqipëria tenton të luftojë fort krimin, pasi kërkon të behët pjesë e Bashkimit Europian; dhe tani është kandidat-anëtare. Kjo ishte arsyeja pse raporti i Policisë dhe Prokurorisë për krimin në Holandë ra si bombë nga qielli. Deri tani, qeveria shqiptare nuk kishte reaguar. Sakiqi ishte e para që reagoi në media. Ajo tentoi të siguronte shikuesit që nuk do të rikthehen vizat. “Kam një lajm te mirë: Holanda nuk mund ta bej vetëm, këtë mund ta bëjë vetëm Bashkimi Europian.”

Por, kjo nuk është e vërtetë. Sipas rregullave të reja të Bashkimit Europian, një shtet anëtar mund të kërkojë vetë për një pezullim të lëvizjes së lirë në qoftë se personat e një nacionaliteti të caktuar kthehen në rrezik të shtuar për rendin publik, falë krimeve që kryejnë.

“Kjo është pikërisht çfarë po ndodh në Holandë”, tha deputetja Mona Keijzer. Ajo ka kërkuar bashkë me kolegët e saj një sqarim nga ministri i Jashtëm, si dhe nga ai për Siguri dhe Drejtësi. Ajo kërkoi nga qeveria që të lobojë tek Komisioni Europian, në mënyrë që Holanda të mund t’i rikthejë vizat për shqiptarët.

Holanda nuk është vetëm në këtë pikë. Edhe vende të tjera të BE-së, si Gjermania, Franca dhe Italia, kanë vënë re se kriminelët nga Shqipëria po fuqizohen në trafikimin e drogës dhe atë të qenieve njerëzorë.

Gazeta kërkoi një koment nga Sakiqi, por ajo reagoi nervoze. “Në qoftë se unë nuk e marr raportin, atëherë raporti nuk ekziston për mua. Unë nuk merrem me thashethemet”.

Etiketa: “De Telegraaf”Ambasadorja e Shqipërisë në HolandëGazeta holandezeRikthimi i vizavevizat per shqiptaret

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Kur Fatos Nano ishte pjesë e grupit muzikor të rrokut

Kur Fatos Nano ishte pjesë e grupit muzikor të rrokut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nuk lejuan gazetarët në Kuvend, Zhupa denoncon Gardën e Republikës: Po sillen si ‘ushtar partie’

Nuk lejuan gazetarët në Kuvend, Zhupa denoncon Gardën e Republikës: Po sillen si ‘ushtar partie’

13:08 | 26/12/2025
Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 27-vjeçari në Koplik –

Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 27-vjeçari në Koplik –

12:48 | 26/12/2025
Rama dhe Peleshi po tentojnë t’i blejnë kohë –

Rama dhe Peleshi po tentojnë t’i blejnë kohë –

12:18 | 26/12/2025
Duhet t’i rikthehemi sheshit çdo natë dhe Edi Rama ikën si miu –

Duhet t’i rikthehemi sheshit çdo natë dhe Edi Rama ikën si miu –

12:04 | 26/12/2025
Nga koha me familjen dhe ushqimi, deri te kombëtarja dhe tifozët kuqezi –

Nga koha me familjen dhe ushqimi, deri te kombëtarja dhe tifozët kuqezi –

11:56 | 26/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Nuk lejuan gazetarët në Kuvend, Zhupa denoncon Gardën e Republikës: Po sillen si ‘ushtar partie’
  • Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 27-vjeçari në Koplik –
  • Rama dhe Peleshi po tentojnë t’i blejnë kohë –
  • Duhet t’i rikthehemi sheshit çdo natë dhe Edi Rama ikën si miu –
  • Nga koha me familjen dhe ushqimi, deri te kombëtarja dhe tifozët kuqezi –
  • Kur Balluku ka 300 apartamente, 15 supermarkete dhe 2 jahte, Rama ka 20 herë më shumë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nuk lejuan gazetarët në Kuvend, Zhupa denoncon Gardën e Republikës: Po sillen si ‘ushtar partie’
  • Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 27-vjeçari në Koplik –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com