Burime nga policia kanë bërë të ditur se, një makinë e kanë shpërthyer me eksploziv ditën e sotme në Fushë-Milot. Eksplozivi ishte vendosur në një makinë tip Audi në pronësi të një qytetari me inicialet N. K.
Mësohet se pronari i makinës që ka shpërthyer ishte i dënuar më parë për vrasje. Nga shpërthimi është dëmtuar pjesa përpara e mjetit.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me autorët e mundshëm të këtij shpërthimi.