Policia e Durrësit ka kapur dhe sekuestruar një sasi të madhe lëndësh eksplozive në kuadër të opeoracionit “Saga”, ku 4 persona janë arrestuar, mes tyre dhe një grua. Arrestimet janë kryer në Fushë-Krujë, por të gjithë të ndaluarit janë nga Burreli.
Gjatë kontrollit të ushtruar në çantat e tyre policia gjeti:
- 30 kallëpë të dyshuar si lëndë plasëse eksploziv me peshë rreth 6 kg
- 29 copë kapsolla detonatore, ku 13 prej tyre ishin të përgatitura me fitil zjarrpërcjellës
- 4 aparatë telefoni celular
- një mjet tip Benz.
Të arrestuarit janë: Vjollca Sorra 42 vjeçe, banuese në Burrel; Edmond Demiri 32 vjeç, banues në Burrel; Robert Doku 30 vjeç, banues në Burrel; Viktor Hanaj 33 vjeç, banues në Burrel.