Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë-Krujë në një pikë karburanti. Mësohet se një person që ndodhej në drejtimin e një taksie ka kërcënuar me armë punonjësit e karburantit dhe ka marrë xhiron ditore.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se autori ka kryer të paktën dy grabitje përgjatë pak orëve dhe pasi ka marrë një taksi në Tiranë ka shkuar në Fushë-Krujë. Gjithashtu bëhet me dije se autori, pasi ka shkuar në afërsi të Tapizës ka kërcënuar taksistin duke e marrë e vetë drejtimin e makinës dhe shoferin e ka lënë në një zonë të largët, madje i ka marrë edhe celularin.
Pas kërcënimeve, autori ka vjedhur taksistin dhe ka shkuar pranë pikës së karburanti në afërsi të Milotit dhe me kërcënimin e armës i ka marrë punonjësit paratë e xhiros ditore. Në fund, autori ka lënë mjetin e në afërsi të një xhamie në Fushë-Krujë dhe është zhdukur, por Policia e ka identifikuar të riun dhe po vijojnë kërkimet për arrestimin e tij dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
gijotina.com/










