Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet në lidhje me faturat e paguara nga “Fusha Shpk” për nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Arbian Maznikut.
Në letrën e publikuar nga prokuroria sqarohet se hetimet kanë nisur pas lajmeve se Fusha sh.p.k ka paguar faturën me vlerë 900 euro nata për funksionarin e administratës publike, shtetasin Arbi Mazniku.
Në dokumentet e publikuara nga Partia Demokratike shihet se si nga karta e kreditit e Shkëlqim Fushës janë paguar mbi 1800 euro për nënkryetarin e bashkisë së kryeqytetit Arbjan Mazniku, kur kaloi dy netë në një hotel luksoz të Barcelonës. Një ligj i vitit 2005 për konfliktin e interest i ndalon rreptësisht dhurata të tilla drejtuar zyrtarëve publikë nga persona dhe subjekte private.