Vendi ynë sot është përfshirë nga moti i keq. Pas Vlorës dhe Ksamili është kapluar nga furtuna.
Në disa video shikohen turistët të cilët largohen me urgjencë nga plazhi ku disa prej tyre shihen duke marrë çadrat e tyre dhe duke ikur nga plazhi, teksa era merr gjithë çfarë ka para.
Më para Gijotina.com ka raportuar se reshjet e dendura të shiut kanë larguar pushuesit vendas por edhe turistë e huaj nga plazhi në qytetin e Vlorës. Të gjitha plazhet e qytetit janë boshatisur nga pushuesit dhe turistët, të cilët si rrjedhojë e shiut janë larguar me shpejtësi.
Largimi i pushuesve dhe turistëve ka shkaktuar trafik në rrugët e qytetit të Vlorës sidomos në Lungomare. Moti i keq ka përfshirë edhe qytetin e Fierit me shi të rrëmbyeshëm dhe erë të fortë.