Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”. I riu u kap duke transportuar 26 refugjatë të paligjshëm me furgon.
““Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, në bazë të informacioneve policore, kanë finalizuar me sukses operacionin policor ‘Road Guard 24’, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi L. A., 24 vjeç, banues në Shkodër.
Gjatë operacionit, në aksin nacional Tepelenë-Memaliaj, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin L. A., duke transportuar me një automjet tip furgon, 26 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit”, njofton policia.
Qerim Ismailaj nuk pyet se “Beqiri” ka ofertën më të shtrenjtë, i jep tenderin 520 MLN lekë
“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerën më të ulët”, ky është vlerësimi i...